Nga Eduard Zaloshnja
Aktualisht janë rreth 117 mijë të rinj që janë regjistruar në universitetet publike e private të Shqipërisë. Ndërkohë janë edhe 88 mijë të tjerë që janë regjistruar në shkollat e mesme të vendit (publike e private). Pra, në total kemi 205 mijë studentë dhe gjimnazistë.
Dje dhe sot po zhvillohen protesta para Ministrisë së Arsimit, ku pretendohet se po protesotjnë studentë dhe gjimnazistë. Edhe sikur ta pranojmë këtë pretendim (që duket qartë që është vetëm pjesërisht i vërtetë), numrat e pjesëmarrjes janë një fraksion fare i vogël i numrit total të 205 mijë studentëve dhe gjimnazistëve të vendit (nuk nevojitet një analizë vizive me modelin AI Gemini për të arritur në këtë konkluzion).
Por atë që protestuesit nuk e arrijnë dot me pjesëmarrje, po mundohen ta plotësojnë me dhunë. Sepse dhuna tërheq kamerat televizive, klikimet në portale, dhe ndjekje në rrjetet sociale.
Sidoqoftë, aktet e dhunës nga një pakicë fare e vogël studentësh dhe gjimnazistësh nuk mund të sjellin “revolucionin” që po kërkojnë ata. Vetëm kur bulevardi të mbushtet me 100 mijë protestues, të cilët nuk shkulen ditë e natë prej andej, mund të kemi një përmbysje të sistemit aktual politik, të dominuar nga Rama e Berisha!
Burimi: Opinion
