Një ditë pas protestës së dhunshme, studentët janë rikthyer këtë të mërkurë, më 14 tetor, në protestë përpara Ministrisë së Arsimit. Edhe pse tubimi ishte parashikuar të niste rreth orës 14:00, studentët janë rikthyer te Ministria e Arsimit, ku dhe kanë nisur aktet e dhunës. Hidhen gurë dhe sende të forta drejt godinës.
Në protestë janë bashkuar studentë nga disa fakultete dhe universitete, përfshirë Mjekësinë, Ekonomikun, Politeknikun dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës, si edhe studentë nga universitete private, të cilët kanë bojkotuar mësimin.
Pjesë e tubimit janë bërë edhe nxënës të disa gjimnazeve të Tiranës, ndërsa nxënësit e shkollës “Partizani” nuk janë futur në mësim, në shenjë pjesëmarrjeje në protestë.
Burimi: Kronikë
