AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Duart tona me baltë, tuajat me gjak”, Valencia ngrihet në protesta kundër liderëve rajonalë

by SHT Media
10/11/2024
in Botë
6
0
“Duart tona me baltë, tuajat me gjak”, Valencia ngrihet në protesta kundër liderëve rajonalë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra njerëz kanë marshuar në Valencia mbrëmjen e së shtunës dhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të rajonit për përgjigjen e vonuar ndaj përmbytjeve shkatërruese që lanë më shumë se 220 të vdekur.

Protestuesit mbushën qendrën e qytetit lindor spanjoll dhe brohoritën njëzëri “Vrasës!”, teksa i bënin thirrje Carlos Mazon të shkonte dhe autoriteteve që ta arrestojnë.

Disa hodhën çizme me baltë jashtë një ndërtese të qeverisë rajonale, ndërsa në një pankartë shkruhej: “Duart tona janë njollosur me baltë, tuajat me gjak”.



Pati gjithashtu disa përleshje me policinë dhe trazira përpara godinës së bashkisë së Valencias ku filloi marshimi, teksa policia përdori shkopinj gome për të detyruar disa protestues të zmbrapsen.

Përmbytjet e fund tetorit, të cilat e lëkundën Spanjën dhe e kanë bërë Valencian një pellg balte që kërkon përpjekje të madhe pastrimi, ishin një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në Evropë në dekadat e fundit.

Carlos Mazon akuzohet se ka lëshuar shumë vonë alarmin për motin e keq në Valencia, në orën 20:00 të 29 tetorit, shumë kohë pasi uji kishte përmbytur tashmë qytete dhe fshatra.

Udhëheqësi i Valencias tha se do ta kishte bërë këtë më herët nëse autoritetet do të ishin njoftuar për ashpërsinë e situatës nga një organ zyrtar meteorologjik. Por agjencia spanjolle e motit lëshoi një alarm të kuq, niveli më i lartë i paralajmërimit, qysh në orën 7:30 të mëngjesit të asaj dite, ndërsa ndodhi fatkeqësia, raporton A2.

Mazon po kritikohet gjithashtu për reagimin e ngadaltë dhe kaotik ndaj katastrofës natyrore. Mijëra vullnetarë ishin të parët në terren në shumë prej zonave të goditura më keq në periferi të Valencias, ndërsa u deshën ditë që mijëra përforcime policore dhe ushtarake të dërgoheshin nga qeveria spanjolle.

“Ne duam të tregojmë indinjatën dhe zemërimin tonë për menaxhimin e dobët të kësaj fatkeqësie që ka prekur kaq shumë njerëz”, tha Anna Oliver, presidente e Accio Cultural del Pais Valenciano, një nga grupet që organizuan protestën.

Gati 80 persona janë ende të zhdukur pas gati dy javësh nga përmbytjet katastrofike, të cilat ishin më vdekjeprurëset në një vend të vetëm në Evropë në më shumë se 50 vite.

Mijëra shtëpi të njerëzve u shkatërruan dhe rrugët janë ende të mbuluara me baltë dhe mbeturina 11 ditë pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytjet. 220 njerëz janë konfirmuar deri më tani të vdekur nga përmbytjet, ku 212 prej tyre janë vetëm në rajonin lindor të Valencias, ndërsa kërkimet për më shumë trupa të zhdukur o vazhdojnë.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.