AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dosja e vrasjes së Xhuvanit/ Zbardhet dëshmia e të pandehurit Arjan Hoxha: Nja dy çuna thanë ‘pse na filmove’, pastaj nga furgoni…

by SHT Media
24/12/2024
in Kronikë
6
0
Dosja e vrasjes së Xhuvanit/ Zbardhet dëshmia e të pandehurit Arjan Hoxha: Nja dy çuna thanë ‘pse na filmove’, pastaj nga furgoni…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin në të cilin ricilësohet akuza ndaj Arbër Paplekaj, që u gjet fajtor dhe u dënua me shtatë vite burgim për vrasjen në rrethana të tronditjes së fortë psikike në dëm të Pjerin Xhuvanit.

Gjykata thotë se në vendngjarje atë ditë në Elbasan ishin edhe dy qitës të tjerë të cilët rezultojnë se kanë qëlluar dhe janë ende të paidentifikuar nga prokuroria e Elbasanit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mësohen se gjatë rikualifikimit të akuzës ndaj Paplekaj Gjykata shton në këtë verdikt se bazuar në ekspertimin e kryer njëri nga qitësit e paidetnifikuar ka qenë në një distancë të afërt jo më tepër se në metër me viktimën Xhuvani.



Në dosjen e siguruara nga Top Channel i pandehuri Arjan Hoxha, pjesë e shtabit elektoral të Partisë Demokratike, ka deklaruar ndër të tjera se kanë qenë rreth 15 persona, ndër të cilët Arbër Paplekaj, Erald Guga, Erion Demushi, Taulant Ymeri, Nuredin Kasma, PavloVuksani dhe se personave të tjerë nuk u kujtonte dot emrat.

Ai ka shpjeguar se në Elbasan kanë qëndruar rreth 1 muaj e gjysmë ose 2 muaj dhe e bënte vajtje-ardhje, çdo ditë, rrugën Tiranë-Elbasan.

Në lidhje me komunikimin që ka patur me shtetasin Mehmet Greca, shtetasi Arjan Hoxha deklaroi: Ishte komunikim i qetë, as fyes, vetëm nja dy çuna thanë pse na filmove. Nuk kishte fyerje apo sharje. Më vonë mësova që drejtuesi i mjetit ishte Mehmet Greca, pasagjerin nuk e njoh edhe sot. Furgonat tanë ishin ndaluar më para. Kishin zbritur edhe Arbër Paplekaj, afër ishte edhe Erjon Demushi me Ergys Muzhaqin dhe tjetër nuk mbaj mend. Pas 7-8 minutash janë afruar automjeti policisë, ishin 2 zëvendës drejtorët që i njihja Albert Nushi dhe Niko Palla në sediljen e parë.

Në këtë moment kam orientuar Erjon Demushin, duke parë dhe situatën, e kam orientuar me aparatin telefonik të filmonte nga unë, se unë do thoja se ku janë materialet zgjedhore dhe i jam drejtuar drejtuesit të policisë që brenda këtij mjeti ndodhen materiale të dyshuara për veprën penale krimi zgjedhor. Në përfundim u kam thënë zbatoni ligjin dhe këtu mbyllet takimi im me policinë.

Në lidhje me pozicionin dhe veprimet e punonjësve të policisë dhe veprimet e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, Arjan Hoxha ka deklaruar se nga momenti që ka telefonuar Drejtorin e Përgjithshëm të DVP Elbasan, deri në momentin që kanë ardhur dy zëvendësdrejtorët kanë kaluar 7-8 minuta.

Në këtë moment, sipas tij i pandehuri Arbër Paplekaj dhe dy zëvendës drejtorët ndodheshin nga e majta e tij, ishin një grup çunash dhe në afërsi të tij ndodhej Mehmet Greca, PavloVuksani. Bashkë i pandehuri Arjan Hoxha deklaroi se, dy zëvendës drejtorët kanë zbritur, kanë komunikuar, u ka thënë “zbatoni ligjin”.

Punonjësit e policisë kanë qenë në rresht përballë tij, të dy zv/drejtorët. Pas kurrizit të tij kanë ardhur automjetet me shpejtësi, kanë ardhur disa automjete, por 2 prej tyre i ka patur përballë, benzin dhe foristradën. Njëri prej tyre e ka sulmuar shtetasin Arjan Hoxha, e ka goditur, i është shmangur dhe goditja e ka kapur lehtë.

Zv/drejtori Albert Nushi i ka thënë… “ruhu largohu”. Hoxha deklaron se nuk ka parë se kush e ka goditur, pasi ishte momenti i shpejtë i reagimit dhe nuk ka arritur t’i fiksojë të gjitha.

Ai ka dëgjuar qitjet e menjëhershme në drejtime të ndryshme dhe sipas tij kanë qenë mbi tre armë. Nuk i ka parë personat që kanë qëlluar pasi ka qenë me kurriz.

Ai ka thënë se në momentin kur zbritën erdhën furishëm, duke sharë dhe fyer ndaj grupit tjetër, vullnetarëve të PD, por jo me emra.

“Konceptova situatë konflikti në evoluim e sipër. Në këtë moment ka dëgjova të shtëna armësh, u largova instinktivisht dhe ndoqa itinerarin që mu duk zonë më e sigurtë, një rrugicë në pallate”.

Në momentin që po tentonte të largohej ka dëgjuar të pandehurin Arber Paplekaj që thoshte “Mos”… Sipas tij, i pandehuri Arbër Paplekaj ka marrë itinerarin e majtë, ndërsa ai ka ikur në të djathtë, ka marrë një taksi ka hipur në sediljen pas dhe i ka thënë për tek stadiumi.

I pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë në krahun e majtë të tij, në një distancë 5-6 metra. Ai ka deklaruar se nuk e ka parë të Arbër Paplekaj të shtijë me armë, por e ka parë me një send në dorë, që prej tij është perceptuar si pistoletë. Sipas tij, shtetasi Pavlo Vuksani ka qenë në anën e majtë të tij dhe shtetasi Erjon Demushi ka qenë në pjesën e karrexhatës së rrugës që filmonte.

Hoxha ka deklaruar se, sipas tij qitja e parë ka ardhur pas kurrizit të tij dhe sipas tij qitja e parë është kryer nga grupi që erdhi, nga e djathta./tch

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

12/10/2026

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

12/10/2026

Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit

12/10/2026

Vrasja e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy të akuzuarit

12/10/2026

Dyshohet të jetë autori i plagosjes në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk

12/10/2026

Aksident në unazën e Fierit, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi i saj

12/10/2026

Sulm me thikë në Greqi, 58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar

12/10/2026

Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takim me Ramën dhe marrëveshje dypalëshe

12/10/2026

Leku thyen rekord global në kursin ndaj euros ne 10 vite, monedha më e fortë në listën e 40 vendeve

12/10/2026

Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?

11/10/2026

Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

11/10/2026

Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

11/10/2026

Irani refuzon përgjigjen e SHBA-së: Shtatë kushtet për rihapjen e Hormuzit nuk janë përmbushur

11/10/2026

Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

11/10/2026

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gjuajtën me vezë dhe ujë Ramën dhe socialistët në Kuvend, Etika merr vendimin për Bardhin dhe Balliun! Ja me sa ditë përjashtohen
  • Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.