AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Doni të digjni afatet!”/ Plas tek “TIMS”-i, Salianji u kthehet socialistëve: Rrini në tualet dhe vini e shfryni këtu, ngatërroni vendin

by SHT Media
19/07/2024
in Politikë
6
0
“Doni të digjni afatet!”/ Plas tek “TIMS”-i, Salianji u kthehet socialistëve: Rrini në tualet dhe vini e shfryni këtu, ngatërroni vendin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës mbledhja e komisionit hetimor të TIMS. Drejtuesi i komisionit, deputeti i PD, Ervin Salianji akuzoi socialistët se duan të mbyllin punën hetimore të komisionit. Me ironi, Salianji tha se anëtarët e PS më shumë kanë qëndruar në tualet se sa në komision. “Po qëndruat shumë kohë në tualet, ngatërroni vendin dhe shfryni këtu. Këtu është vendi për të hetuar. Keni marrë gjysmën e kohës së komisionit për të shkuar në tualet. Po qëndruat gjatë në tualet bie erë kjo punë. Doni ta mbroni skandalin“, tha ai.

“Procesverbali që ju po mbani fort është një mjet për ju, por sot duhet të deklarojmë përfundimin e hetimit që ne e kemi ushtruar. Ju keni hetuar së bashku me kolegët tuaj. Le të deklarojmë përfundimin e hetimit. Hidh në votë deklarimin e përfundimit të hetimit. Mos e mbani komisionin zvarrë”, ishte reagimi i nënkryetarit të komisionit, socialistit Toni Gogu.

“Në shtator 2022 u rrëzua sistemi, e rrëzuat për të modifikuar të dhënat për njerëz në kundërshtim flagrant me ligjin. U fshi çdo sistem dhe çdo back up. Pas hetimit që ka bërë SPAK, ju e keni parë që jeni djegur nga TIMS dhe keni bërë modifik të të dhënave. Mosveprimi solli si pasojë fshirjen e çdo sistemi dhe të çdo back up-i. Ndërhyrje dhe manipulime të sistemeve… Le t’i dëgjojë publiku, është vendosur në dijeni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërhyrjen në TIMS e kemi të verifikuar, e dyta qëllimet ja ku i keni që është manipuluar.

Janë vetëm dy faqe nga qindra faqe dëshmi nga drejtuesit e policisë së shtetit. Hetimin e kemi bërë ne, jo ju. Ju do bëheni palë në këtë proces duke mbrojtur njërin dhe lëshuar tjetrin, apo hetim për të shkuar deri në fund. Doni të mbyllni hetimin me forcë? Të bllokoni hetimet me forcë? Dilni dhe bëjeni, nëse nuk keni turp. Ata që kanë vjedhur kanë vendosur kapuç, ju që e bëni hapur keni vendosur fytyrën ju qofshi. Personat në kërkim shmangen sepse janë kapur drejtues të lartë të shtetit. E kalon inspektori atje dhe sistemi nuk të regjistron. Prandaj doni ta mbyllni hetimin sot. Duke shmangur kontrollin kufitar. Kjo procedurë mund të jetë përdorur edhe për persona të tjerë me rekorde kriminale që të kalojnë sistemin TIMS, keni shkatërruar sistemin, prandaj sot nuk doni raport, keni mbajtur të fshehtë procesverbalet deri sot”, tha Salianji.

Debati në mbledhjen e TIMS

Toni Gogu: Hidhe në votim, kryetar.

Ervin Salianji: ça të hedhim në votim, budallallëqet tuaja? Nuk është zbardhur procesverbali. Si ta zgjidhim këtë ngërç. As ju nuk jeni njohur me procesverbalet. Do shpërdoroni detyrën duke votuar diçka të cilën s’e keni lexuar? Ma tregoni që e keni marrë këtë procesverbal.

Toni Gogu: Ndajmë të njëjtin shqetësim për zbardhjen e procesverbalit të datës 26. është kompetencë e administratës. S’ka nevojë të mbërtheheni pas procesverbalit si një fije kashte. Shumica e të gjithë anëtarëve ka kompetencën e hetimit. ka ndodhur hetimi, është shteruar plani i planit. Kemi pyetur dëshmitarët. Procesverbali që ju po mbani fort është një mjet për ju, por sot duhet të deklarojmë përfundimin e hetimit që ne e kemi ushtruar. Ju keni hetuar së bashku me kolegët tuaj. Le të deklarojmë përfundimin e hetimit. Hidh në votë deklarimin e përfundimit të hetimit. Mos e mbani komisionin zvarrë.

Ervin Salianji: Po qëndruat shumë kohë në tualet, ngatërroni vendin dhe shfryni këtu. Këtu është vendi për të hetuar. Keni marrë gjysmën e kohës së komisionit për të shkuar në tualet. Po qëndruat gjatë në tualet bie erë kjo punë. Doni ta mbroni skandalin.

Lefter Gështenja: Kështu si po vepron PS, i bie që jemi ne fajtorët. Sikur e kemi ne përgjegjësinë për atë që ndodhur me TIMS. Në vend që të ulni kokën. Të thirren dëshmitarët, edhe përfaqësuesit e AKSHI-t në mënyrë që të kemi një proces final të përmbyllur.

Xhemal Qefalia: Ju nuk jeni të qartë për ta bërë raportin sot. Nëse e keni të qartë që ka patur ndërhyrje në TIMS, të deklarojmë të mbyllur hetimet. Ju preu meraku juaj se nuk është zbardhur procesverbali i të ftuarve? Në kuvend të shkojmë me një raport, të mbyllim këtë, të raportojmë dhe të shkojmë me një raport. Gogu me të drejtë thotë nuk kemi kohë për të humbur.

Ervin Salianji: Ju doni të digjni afatet e punimeve dhe hetimin. Nuk doni hetim deri në fund që të mos prodhojmë raport që të shkojmë në SPAK. Po i themi publikut që po bëni këtë që po bëni. T’ju bëj një pyetje: Ka ardhur zyrtari i shtetit këtu dhe e pyes unë, se ju s’kishit pyetje, për cilën arsye u hoqët nga ky pozicion. Përgjigjet Ardit Muça, drejtori i sistemeve, jam emëruar në datën 16. Janë kontradiktore dëshmitë. Ky zotëria të thotë që në datën 26 jam thirrur nga Ervin Muça, ishte drejtori, paraqitur në detyrë në datën 19 qershor, prezantuar te i gjithë stafi. Ndërsa dokumentet janë bërë në datën 27. Kush është ky njeri që bëhet drejtor pa marrë emërimin? Ku ia jep autoritetin e drejtorit? Ju s’bëni dot cirk me mua. Ervin Muça është ende drejtor sot i departamentit të teknologjisë së informacionit, e keni edhe sot, pavarësisht se i pezulluar. Thotë të gjitha të dhënat gjenden online nga viti 2022, shiten të dhënat e TIMS online thotë. Zotëria thotë jkam patur një ekip të brendshëm në drejtori që nuk ishte i aftë të kryente procese pune, janë zonja N.X, A.M dhe B.V dhe sektori i krimit kibernetik.

A doni t’i thërrasim këta që t’i pyesim për akuzën që iu është bërë? A doni hetim apo cirk dhe mbrojtje? Ky thotë, për qëllime okulte me veprime dhe mosveprime kanë fshehur krimin kibernetik të ndodhur në vitin 2021. Policia dhe Ministria e Brendshme tha nuk ka patur ndërhyrje, drejtori i departamentit thotë ka patur ndërhyrje. Me memon nr. 24 13, vihet në dijeni drejtori i Policisë së Shtetit për veprimet e kundraligjshme duke ndërhyrë dhe manipuluar sistemet, kam vendosur në dijeni drejtorin e policisë që është ndërhyrë duke manipuluar sistemet. Jam në ligjshmëri, ju kërcëni sa të doni.

Në Policinë e Shtetit mendojnë se e kanë çiflig punën, thotë zotëria. Në memon drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm se nuk funksionon sistemet në nëntor 2022, e kam vënë në dijeni se nuk dorëzojnë kodet, thotë ky, që në gjuhë popullore është baza e të gjithë sistemit dhe në datën 20 kam dorërguar memon tjetër për ndërhyrje të pa autorizuar në sistemin e-gate ku janë lexuar 5 numra pasaporte për favorizime personale, duke shmangur kontrollin gjatë kalimit kufitar si persona në kërkim…

Personat në kërkim shmangen sepse janë kapur drejtues të lartë të shtetit. E kalon inspektori atje dhe sistemi nuk të regjistron. Prandaj doni ta mbyllni hetimin sot. Duke shmangur kontrollin kufitar. Kjo procedurë mund të jetë përdorur edhe për persona të tjerë me rekorde kriminale që të kalojnë sistemin TIMS, keni shkatërruar sistemin, prandaj sot nuk doni raport, keni mbajtur të fshehtë procesverbalet deri sot.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

02/10/2026

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026

Shqipe Hysenaj këshillon dashnoret VIP-e të Ad Hilës: Punoni me djersë, mos bëni veprime të turpshme. Koçeku: Mos e mbani mendjen tek videot, por te politika

01/10/2026

“E gjeta shumë të rënduar”, miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

01/10/2026

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

01/10/2026

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge: S’ka strehë të sigurt për kriminelët

01/10/2026

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme
  • “Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.