AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

by SHT Media
01/03/2026
in Botë, Kryesore
6
0
Meme, teori konspiracioni dhe kritika / Fjalimi i Khameneit shuan spekulimet për mungesën në publik
7
SHARES
326
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli dhe SHBA-të nisën sulme ditën e sotme ndaj Iranit, teksa vetëm pas disa orësh u konfirmua nga presidenti Donald Trump vdekja e udhëheqësit suprem Ali Khamenei.

Po kush është lideri iranian që ishte në politikë prej 64 vitesh?

I lindur në vitin 1939 në qytetin verilindor të Mashhad, djali i një studiuesi fetar, Ali Khamenei iu bashkua lëvizjes fetare opozitare të udhëhequr nga Ruhollah Khomeini kundër shahut Mohammad Reza Pahlavi në vitin 1962.

Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, Khamenei u emërua zëvendësministër i Mbrojtjes dhe ndihmoi në organizimin e Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), një forcë kyçe ushtarake dhe politike në Iran.

Pas vdekjes së Khomeinit në qershor 1989, Assembly of Experts – një këshill klerikësh – e zgjodhi Ali Khamenein si liderin e ri suprem. Në atë kohë, ai nuk kishte arritur gradën e kërkuar fetare sipas kushtetutës, atë të marja-e taqlid (burim imitimi) ose ajatollah i madh. Për të zgjidhur këtë situatë, kushtetuta u ndryshua duke përcaktuar se lideri suprem duhet të tregojë “dije islame”, çka i mundësoi Khameneit të bëhej ajatollah dhe të zgjidhej në postin më të lartë.

Që nga ajo kohë, ai ka mbajtur një kontroll të fortë mbi politikën iraniane dhe forcat e armatosura, duke shtypur sfidat ndaj sistemit qeverisës, ndonjëherë edhe me dhunë.

Në politikën e jashtme, Ajatollah Khamenei ka mbajtur vazhdimisht qëndrime të ashpra, veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara. Ai ka shprehur mosbesim të thellë ndaj marrëdhënieve me Perëndimin, sidomos me SHBA-në, si dhe ka bërë thirrje të përsëritura për eliminimin e shtetit të Izraelit, duke vënë publikisht në pikëpyetje edhe Holokaustin.

Gjatë periudhës së udhëheqjes së tij, Iranin e kanë drejtuar shtatë presidentë. Ali Khamenei është baba i gjashtë fëmijëve.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.