• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Djali i Donald Trump ka ambicie presidenciale: Edhe unë mund ta bëj

27/06/2025
in Botë
Djali i Donald Trump ka ambicie presidenciale: Edhe unë mund ta bëj

Djali i Presidentit amerikan Donald Trump, Eric Trump, ka lënë të kuptohet se familja Trump nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika edhe pas përfundimit të mandatit të Donald Trump.

Në një intervistë për “Financial Times, Eric Trump ka thënë se çdo anëtar tjetër i familjes Trump mund të synojë Shtëpinë e Bardhë pas mandatit të të atit, madje edhe ai vetë ka shprehur ambicie si kandidat.

Eric Trump deklaroi se “rruga politike për një familje si e jona do të ishte e lehtë”.

I pyetur nëse ai apo ndonjë tjetër anëtar i familjes do të hynin në politikë, ai tha: “Pyetja e vërtetë është: A do t’i fusësh edhe pjesëtarët e tjerë të familjes në këtë botë? Nëse përgjigjja është po, atëherë rruga politike do të ishte e lehtë për mua. Dhe, për hir të së vërtetës, edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes”.

Eric Trump, që mban detyrën e zv/presidentit ekzekutiv të Organizatës Trump, foli edhe për bizneset në pasuri të paluajtshme në mbarë botën, mbrojti familjen e tij nga akuzat për përfitime politike, dhe theksoi interesimin në rritje të familjes për kriptovalutat, të cilat i quajti “një mbrojtje perfekte për portofolin e pronave”.

Megjithëse familja Trump vijon të jetë në qendër të kritikave për lidhjen mes politikës dhe përfitimeve financiare, Eric theksoi se, sipas tij, ata më shumë kanë humbur sesa kanë fituar.

“Nëse ka një familje që nuk ka përfituar nga politika, është familja Trump. Nëse babai im nuk do të kishte kandiduar, do të kishim shumë më tepër zero”.

Ai nuk përmendi faktin që djali më i vogël i Donald Trump, Barron, thuhet se ka tashmë një pasuri prej rreth 40 milionë Dollarësh falë investimeve të fundit të familjes në kriptovaluta.

Vëllai i madh, Donald Jr., vijon të jetë aktiv në politikë dhe media, ndërsa motra Ivanka kishte një rol të rëndësishëm në administratën e parë Trump. Ndërkohë, bashkëshortja e Eric, Lara Trump, ishte bashkëkryetare e Komitetit Kombëtar Republikan në vitin e kaluar.

Eric Trump kritikon edhe klasën politike aktuale.

“Jam plotësisht i zhgënjyer nga gjysma e politikanëve që shoh. Mendoj se do të mund ta bëja punën shumë më mirë”.

Ai e përmbylli intervistën duke theksuar përkushtimin ndaj bizneseve të familjes.

“Unë menaxhoj hotele të mrekullueshme në gjithë botën. Me këtë jam marrë gjithë jetën, kam nisur punë në ndërtim që në moshën 11-vjeçare”.

Më të lexuarat

  • Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është bjondia që ka trazuar Shtëpinë e Bardhë, udhëtime sekrete me Trump, letra dhe fundjavat e golfit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U kap në Palasë pasi dhunoi dhe kërcënoi partneren me armë, kush është “Visi i Garave”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin: Viktimat janë babë e bir!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas ‘Besës’, Rama prezanton ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!