• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Disfata e opozitës në zgjedhje, Baçi: Të gjithë të mbajnë përgjegjësi, përveç Berishës! 

13/06/2025
in Politikë
Disfata e opozitës në zgjedhje, Baçi: Të gjithë të mbajnë përgjegjësi, përveç Berishës! 

Faji për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit ishte i qeverisë dhe Edi Ramës, për shkak të përdorimit të makinerisë shtetërore dhe manipulimit të votave.

Kështu deklaroi sot në ‘Studio Live’ deputeti demokrat Luan Baçi, i rizgjedhur nga lista e sigurt e qarkut të Fierit (pret certifikimin përfundimtar), teksa theksoi se për të nuk ka rëndësi nëse rinumërimi i votave në atë qark do sjellë ndryshim rezultati, por se mjaftonte të faktohej farsa elektorale.

Baçi nënvizoi se për humbjen që nuk preku vetëm Fierin, por të gjithë Shqipërinë, përgjegjësia nuk është e Sali Berishës, sepse ai e mbajti partinë të bashkuar dhe i dha mbi 520 mijë vota, por këtë përgjegjësi duhet ta mbanin të gjithë të tjerët përveç atij.

Deputeti kërkoi publikisht që votat të mos numëroheshin më nga komisionerë të zgjedhur nga partitë politike, por nga administrata e KQZ dhe numërimi i fletëve të bëhej njëherësh për kandidatë dhe subjekte dhe jo njëri pas tjetrit, duke rritur rrezikun e ndërhyrjeve.

“Për mua nuk ka rëndësi rezultati, një deputet më shumë apo më pak, por më duhet transparenca dhe nëse ka pasur një farsë zgjedhore, zgjedhje si në kohën e diktaturash. Më intereson se çfarë problematikash ka pasur dhe sigurisht ka pasur ditën e votimit dhe në numërim, denoncime që PD i ka bërë para dhe pas zgjedhjeve.

Me rëndësi që të vërtetohet se 11 maji ishte farsë elektorale. Rezultat i ulët, fakte janë fakte, nuk mund ta mohojmë, i ulët në të gjithë Shqipërinë dhe duhet ta pranojmë. Por ishte proces votimi i paravendosur nga kjo qeveri. Qeveria është përgjegjëse për procesin e zgjedhjeve. Nëse procesi zgjedhor nuk është i barabartë atëherë do ketë këtë rezultat”, tha deputeti demokrat.

Për situatën që solli rinumërimi pas ankimimeve të kandidatëve demokratë, për të cilat edhe Baçi u shpreh pro, ku u zbulua vjedhja e votave brenda PD-së te vota prefeenciale,ai renditi disa shkaqe, teksa pranoi se nga të dyja partitë pati ndërhyrje.

“Janë të gjitha arsyet e shkeljeve të gjetura deri tani. Ka dhe gabime njerëzore. Por kjo nis që nga procesi në KQZ apo fleta e votimit. Në Fier Balluku me Ramën grabiti edhe listën e mbyllur të PD-së. Unë jam me mendimin pse nuk numërohet vota për të dyja në moment, edhe kandidati edhe subjekti.

Opozita e ka ngritur si shqetësim, edhe unë e kam ngritur. Nga të dyja krahët ky problem. Që këtu nis problemi, te ndërhyrjet nga të gjitha palët sepse KQZ nuk e ka zgjidhur siç duhet. Një tjetër faktor ka qenë lodhja e numëruesve dhe më pas vjen ndërhyrja nga secila palë sipas preferencave”, shpjegoi ligjvëvësi demokrat.

Po Berisha, a duhet të mbajë përgjegjësi dhe a duhet ta respektojë statutin e PD-së apo “Nenin Basha”? Këtu ligjvënësi demokrat duket se kishte mendim të ndarë, duke thënë se i vetmi që s’duhet të ikte ishte Berisha.

“Mendimi im personal është se nëse ka një njeri që mbajti fushatën dhe peshën kryesore, edhe pse në pozita jo të barabarta, të marri edhe mbi 500 mijë vota, është meritë e kryetarit të PD-së, profesor doktor Sali Berisha. Ai që pengoi qëllimin e Ramës për të zëvendësuar opozitën e vërtetë, meritë e Berishës. Kurse për gjithë të tjerët duhet të shikojnë pozicionin e tyre, rezultatin dhe të mbajnë përgjegjësi që e cakton vetë dhe strukturat e partisë”, përfundoi ai.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!