AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Diktatura nuk rrëzohet me fjalë”/ Paloka: Greva e urisë mund të shërbejë për të sensibilizuar ndërkombëtarët…

by SHT Media
20/09/2025
in Politikë
6
0
“Diktatura nuk rrëzohet me fjalë”/ Paloka: Greva e urisë mund të shërbejë për të sensibilizuar ndërkombëtarët…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka,  komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimin e opozitës, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24. 

I pyetur nëse mbështet aksione ekstreme opozitare, si greva e urisë, Paloka është shprehur se edhe pse në të kaluarën ka qenë kundër, në këtë situatë nuk e përjashton një veprim të tillë, duke e konsideruar si një mjet për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. 

“Diktatura nuk rrëzohet as me fjalë e as me farsa zgjedhore. Është e kotë që të vazhdojmë të hyjmë në këtë lojë. Situata është tepër e vështirë”, u shpreh Paloka. 

Ai shtoi se greva e urisë nuk duhet parë si zgjidhje për përmbysjen e regjimit, por si një formë simbolike reagimi, që mund të shërbejë për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar, më shumë sesa atë vendas. 

“Nëse do të ishte greva e urisë për të përmbysur regjimin, kam thënë jo. Por në këtë rast, pse jo, mund të shërbejë për të tërhequr vëmendjen. Nuk është një akt që duhet përjashtuar”, shtoi ai. 

Edi Paloka: Për mua ka vetëm një rrugë. Diktatura nuk rrëzohet as me fjalë e as me farsa zgjedhore. Është e kotë që ne të vazhdojmë të hyjmë në këtë lojë. Mbledhja e grupit e fundit u zhvillua me një pikë, reagimi që duhet të kishim ne ndaj asaj që ndodhi në Kuvend. 

Është situatë tepër e vështirë, ju përmendët grevën e urise, unë e kam thënë dhe herë tjetër, jam kundër. Ne sot duhet të gjejmë rrugë që të na japin rezultat, por në rastin konkret pra ku na duhej vetëm një reagim ndaj asaj që ndodhi, unë vetë nuk do ta shihja si një akt që nuk duhet kryer. Nuk ka nevojë mbase as greve urie, ka forma tjera për të tërhequr vëmendjen.  

Kur e ka thënë nëse do ishte greva e urisë për të përmbysur këtë regjim kam thënë jo. Ajo mund të shërbejë për të tërhequr vëmendjen, e për të sensibilizuar opinionin, flas për normalitete dhe jo një njeri si ky që ka treguar se nuk do t ia dijë. 

Në këtë rast them pse jo, nuk është një akt që duhet përjashtuar por gjithmonë vetëm për të tërhequr vëmendjen dhe për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar më shumë se sa shqiptar. Sepse për mua për fat të keq shqiptarët janë shumë të qartë se çfarë po ndodh në këtë vend. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja
  • ‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.