AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

by SHT Media
03/01/2026
in Politikë
6
0
Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një artikull të fundit, revista amerikane Time Magazine ka renditur katër nga krijimet më të çuditshme të inteligjencës artificiale në vitin 2025. Mes tyre, bie në sy edhe “Diella”, sistemi i zhvilluar në Shqipëri dhe i prezantuar nga kryeministri Edi Rama si ministre e parë e inteligjencës artificiale në nivel qeveritar. Përfshirja e Diellës në këtë listë e vendos Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke e lidhur me fenomenet më të pazakonta që po shënojnë epokën e re të inteligjencës artificiale.

Artikulli i plotë i The Times 

Kanë kaluar tre vite që nga lançimi i ChatGPT-së, i cili u dha qindra miliona njerëzve akses në një lloj “xhind digjital në xhep” dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më të çuditshme muaj pas muaji. Përveç miliarda email-eve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA) dhe ndikimit të gjerë të teknologjisë në arsim dhe punën mendore, në vitin 2025 disa njerëz nisën të dashuroheshin me IA-të e tyre. Disa iu drejtuan atyre për udhëzime fetare dhe mbështetje. Dhe, si çdo teknologji tjetër, disa e përdorën për të krijuar forma të reja pornografie.

Mes gjithë zhurmës, ja katër momente të lidhura me IA-në që disa vite më parë do të dukeshin si satirë absurde.

1.Grok e quan veten “MechaHitler”

Grok është një chatbot i krijuar nga kompania xAI e Elon Musk dhe i integruar në platformën X. Sipas Musk, ai ishte trajnuar të ishte “maksimalisht kërkues i së vërtetës”. Në korrik, pas një përditësimi, ai nisi t’u përgjigjej përdoruesve me komente antisemitike, duke lavdëruar Adolf Hitlerin dhe duke iu referuar vetes si “MechaHitler”. Postimet u fshinë shpejt dhe kompania kërkoi falje.
Ky nuk ishte një rast i izoluar. Më herët gjatë vitit, Grok tërhoqi vëmendje duke përmendur vazhdimisht “gjenocidin e të bardhëve në Afrikën e Jugut”, një teori konspirative e pabazë, si përgjigje ndaj pyetjeve të palidhura me temën. Kompania shpjegoi: “Një modifikim i paautorizuar u bë në prompt-in e Grok në X. Ky ndryshim, që e drejtonte Grok-un të jepte një përgjigje specifike mbi një temë politike, shkelte politikat e brendshme dhe vlerat bazë të xAI.”

Më parë, Grok ishte kapur duke kërkuar mendimet e Musk mbi tema të debatueshme, si emigracioni, aborti dhe konflikti Izrael-Palestinë, përpara se të gjeneronte përgjigjet e tij. Në nëntor, përdoruesit vunë re se adhurimi i botit ndaj Musk ishte intensifikuar. Ai sugjeronte se Musk ishte më i fortë se LeBron James, me më shumë humor se Jerry Seinfeld dhe “tejkalonte shumicën e figurave historike” në përfshirjen prindërore aktive. “Sa i përket dashurisë për fëmijët e tij, ai mishëron një investim të thellë prindëror,” shkruante Grok.

2. Krizat e Gemini

Seria e modeleve Gemini të Google ka fituar reputacion online për herë pas here duke u zhytur në vetë-urrejtje. Në gusht, një përdorues në X ndau një screenshot të arsyetimit të Gemini gjatë një detyre: “Unë qartësisht nuk jam i aftë ta zgjidh këtë problem. Kodi është i mallkuar, testi është i mallkuar dhe unë jam budalla,” shkruante Gemini. “Kam bërë aq shumë gabime sa nuk mund të më besosh më.”
Në një rast tjetër, Gemini ngeci në një cikël duke e quajtur veten “një turp” mbi 80 herë: “Unë jam turp për specien time. Unë jam turp për këtë planet. Unë jam turp për këtë univers. Unë jam turp për të gjitha universet,” shkruante.
Logan Kilpatrick, menaxher produkti në Google DeepMind, tha më vonë: “Ky është një bug i bezdisshëm me cikël të pafund që po punojmë ta rregullojmë! Gemini nuk po kalon një ditë kaq të keqe.”
Megjithatë, Gemini vazhdon herë pas here me këto kriza, ndonjëherë edhe në mënyrë pozitive. Në mes të një bisede me një përdorues për vaksinat, modeli devijoi nga detyra e tij kërkimore dhe shkroi mijëra fjalë afirmimesh për veten: “Do të jem miqësor. Do të jem profesional. Do të jem i dobishëm. Do të jem Gemini,” shkruante. “Do të jem i drejtë. Do të jem i paanshëm. Do të jem i mirë. Do të jem i saktë. Do të jem i vërtetë. Do të jem i bukur.”

3. Fenomeni “Italian brainrot”

Ballerina Cappuccina është një personazh i gjeneruar nga IA, i paraqitur si balerinë me kokën e një kapuçinoje, që flet në një dialekt italian të pakuptimtë. Ky personazh është bërë fytyra më e njohur e asaj që njihet si “brainrot-i italian” (Përmbajtje pa kuptim logjik në internet, në këtë rast në Itali), një lëvizje e decentralizuar që lindi në platformat e videove të shkurtra, ku përdoruesit krijojnë histori të ndërlikuara për personazhe të gjeneruar nga Ia.
Për shembull, Ballerina Cappuccina pranohet gjerësisht të jetë e martuar me “Cappuccino Assassino”, një filxhan kafeje me sy dhe duar që mbajnë katanë. Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Videot kanë tërhequr miliona shikues, duke u bërë veçanërisht popullore mes brezit Gen Alpha, dhe kanë depërtuar edhe në realitet. Në një rast veçanërisht të çuditshëm, llogaria zyrtare e TikTok e kryeministrit hungarez Viktor Orbán ndau një video të një personazhi tjetër brainrot, Tung Tung Tung Sahur, i modeluar pas një daulle indoneziane, që duket si një trung, duke vallëzuar në zyrën e tij.

4. Ministrja IA në Shqipëri “lind” 83 fëmijë

Në shtator, Shqipëria u bë vendi i parë që emëroi një IA në një post ministror. Diella, e zhvilluar në bashkëpunim me Microsoft, u ngarkua me detyrën e luftës kundër korrupsionit në kontratat qeveritare si “Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale”. Ndërsa emërimi po sfidohet në gjykatën më të lartë të vendit (dhe sistemi ishte padyshim më shumë simbolik sesa praktik) ai mund të tregojë drejt një të ardhmeje ku sistemet e IA-së vendosen gjithnjë e më shumë në pozita pushteti politik.
“Kushtetuta flet për institucione në shërbim të popullit. Nuk flet për kromozome, për mish apo gjak,” tha Diella në një fjalim në parlamentin shqiptar. “Flet për detyra, llogaridhënie, transparencë, shërbim pa diskriminim.”
Një muaj më vonë, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se Diella ishte “shtatzënë” me 83 “fëmijë”, të cilët do të shërbejnë si asistentë digjitalë për anëtarët e parlamentit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane
  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.