AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Dhëndri, ‘llogari bankare’ e kreut të PD”/ Dosja e SPAK për ‘Partizanin’: Çifti Malltezi, miliona për Liri dhe Sali Berishën

by SHT Media
13/09/2024
in Kronikë
6
0
“Dhëndri, ‘llogari bankare’ e kreut të PD”/ Dosja e SPAK për ‘Partizanin’: Çifti Malltezi, miliona për Liri dhe Sali Berishën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pagesa dhjetëra milionëshe në drejtim të fondacionit të Liri Berishës, një pagesë 20 mijë euro drejt avokatit të tij në Francë për ta mbrojtur në luftën kundër SHBA për ‘non grata-n’, pagesa në shuma të mëdha për shërbime shëndetësore si dhe një pagesë e bërë nga kompania Homeplan për sjelljen e një grupi muzikor nga jashtë për fushatën elektorale të PD-së në vitin 2013 janë vetëm disa nga episodet e korrupsionit që SPAK i ka vënë përballë ish Kryeministrit dhe dhëndrit të tij në dosjen 500 faqëshe për aferën ‘Partizani.

Vetëm në drejtim të fondacionit të Liri Berishës Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë derdhur në vitet 2010-2022, 8.6 mln lekë të reja, 24 mijë euro dhe 8200 dollarë. Ndërsa kompanitë e përfshira në aferën korruptive Homeplan në vitin 2016 ka derdhur 18.500 euro dhe në vitin 2022 firma Kontakt 30 mijë euro.

SPAK thotë se të gjitha pagesat janë bërë nga çifti Jamarbër dhe Argita Malltezi, të cilët SPAK i koncepton se ‘llogaria bankare’ e Berishës, i cili kujdesej që të ruante imazhin si i ndërshëm, ndërkohë që paratë i mbante e bija me dhëndrin.

“Me qëllim ruajtjen e imazhit te nje politikani qe nuk është pasuruar asnjëherë, shtetasi Sali Berisha, nuk do te rriste formalisht pasurinë e tij, dhe ky përfitim do et kalonte tek shtetasi Jamarber Maltezi, i martuar dhe si me sipërcituar, ne bashkësi ligjore, me shtetasen Argita Maltezi, vajzën e shtetasit Sali Berisha. Siç dhe rezulton nga hetimi, aksesi ne pasuritë e shtetasve Maltezi, është i përhershëm nga familja Berisha dhe jo thjesht shfrytëzimi i pasurive të tyre për akomodim por edhe përdorimi i shumave monetare, në vlera që, pasur parasysh nivelin ekonomik et një politikani shqiptar, mbështetur vetëm në pagën e tij, nuk justifikohen”, thuhet në dosje.

Në 500 faqet e dorëzuara nga SPAK për Jamarber Malltezin, me të cilat i është vënë në dijeni akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, përmblidhen edhe përfitimi që dhëndri i Berishës mori nga procesi i privatizimit të Partizanit, në tokën e të cilit ndërtoi më pas 19 kulla bashkë me kushëririn e tij Xhimi Begeja dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, të akuzuar tashmë bashkë me Sali Berishën për këtë aferë korruptive.

Jo vetëm para cash, fatura dhe dividentë gjithsej mbi 4.6 mln euro, por edhe mbi 1 milion e 250 mijë euro si përfitim nga ”njësi shërbimi të marra më tepër sipërfaqes takuese tek ARA 11-katësh”, një nga kullat e ndërtuara në kompleksin Magnet në tokat e “ish Klub Partizanit”.

Në këtë pjesë të dosjes, SPAK thotë se Jamarber Malltezi, dukshëm duke përfituar nga pozicioni i tij i pushtetit në krahasim me Bektashin (i cili ishte investitor) dhe kushëririn e tij, ka marrë edhe një sipërfaqe shtesë të kullës. Një sipërfaqe që sipas SPAK nuk i takon sipas ndarjes së bërë me ortakët e tjerë. Pra i gjithë ”operacioni Partizani” nxori një fitim të pabesueshëm prej 5,908,570 euro për familjen e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha! Këtë të premte Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën arrest shtëpie për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi, të cilët u rrëzuan pasi kërkuan rivlerësim për shkak të raportimit dymujor të hetimeve./Shqiptarja.com

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.