AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

DETAJE: Vrasësit e Ardian Nikulajt sot tjetër tentativë në Londër për bllokimin e ekstradimit

by SHT Media
12/06/2025
in Kronikë
6
0
DETAJE: Vrasësit e Ardian Nikulajt sot tjetër tentativë në Londër për bllokimin e ekstradimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Lartë e Lartë Angleze “Royal Court of Justice” është duke u shqyrtuar kërkesë e një shqiptari me pasaportë britanike dhe katër shtetasve britanik për të apeluar vendimin e 27 Gushtit 2024 nga ku pranua kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin e tyre.

Prej orës 11:30 të kësaj të enjteje avokatët e Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt po zhvillojnë një betejë juridike për ti mbushur mendjen gjyqtarit në dhënien leje për të apeluar vendimin e ekstradimit.

Ata akuzohen nga prokuroria Lezhë se u përfshinë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se avokatët mbrojtës në parashtrimet e tyre janë duke përdorur

Konvetën Europiane të Drejtave të Njeriut si një kartë në favorin e tyre.

Gjyqtari Mr. Justice Swift deri këto momente është pozicionuar jo i bindur me çfarë është duke sjellë mbrojtja e të pestë të kërkuarve të drejtësisë shqiptare.

Për momentin nuk është e qartë nëse gjyqëtari Mr. Justice Swift do të mund të japë një vendim gjatë seancës së sotëme.

Drejtësia shqiptare e kërkon shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia si njeriun, i cili mbërriti shkurtin e 2023 me sebepin e fejesës por në fakt vuri në veprim planin e vrasjes së Ardian Nikulajt.

Ndërsa për Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simposon dhe Harriet Bridgeman, Prokuroria e Lezhës thotë se ka prova filmike dhe shkencore të pakundërshtueshme se ata u përfshinë në survejimin e viktimës.

Informacionet e tyre për lëvizjen e Ardian Nikulajt në ambientet e restorantit Coral ishin vendimtare në realizimin e ekzekutimit të tij makabër me 6 plumba të qitura nga arma tip TT e Ruben Saraivës, i rekrutuar në Angli për të ndërmarrë vrasjen.

Menjëherë pas krimit, Saraiva është filmuar mbrëmjen e 19 prillit duke u larguar nga pika kufitare e Kapshticës në drejtim të Greqisë.

Nga shteti fqinj ai u largua për në Marok, nga ku u arrestua dhe u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023.

Edmond Haxhia bashkë me Thomas MITHAN, Steven HUNT, Harry SIMPSON dhe Harriet BRIDGEMAN do të arrestoheshin në Angli në maj 2023 pas urdhër arresteve ndërkombëtare lëshuar nga gjykata e Lezhës.

Ndërsa vrasësi Ruben Saraiva u kap dhe u ekstradua nga Maroku në Shqipëri në Dhjetor 2023 dhe po përballet me procesin gjyqësor në gjykatën e Lezhës./ TCH

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.