• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dënimin në Angli, burgun në Shqipëri: “Lordi i kokainës”, nga 25 vite, pas transferimit do të vuajë 15 vite

26/01/2024
in Kronikë
Dënimin në Angli, burgun në Shqipëri: “Lordi i kokainës”, nga 25 vite, pas transferimit do të vuajë 15 vite

Gjykata e Tiranës ka njohur një vendim të drejtësisë angleze ndaj Erald Memë, etiketuar ndryshe si Lordi i Kokainës.

Ky vendim u dha në kuadër të marrëveshjes me Britaninë e Madhe me Shqipërinë që synon të sjellë disa të burgosur shqiptarë qe do ta vuajnë dënimin në Shqipëri.

Nga 25 vjet burg, gjykata në Shqipëri i njohu Erald Memës 15 vjet dënim, një vendim i cili më pas do t’i përcillet sërish Anglisë si edhe për shtetas të tjerë që kanë kërkuar të transferohen në burgjet shqiptare.

Gjykata tha se ekzistojnë kushtet qe Memës ti njihet dënimi për pjesën e pavuajtur të dënimit, pasi në fashikull është administruar kërkesa e shtetit dënues dhe se i akuzuari është  shtetas shqiptar. Për të ashtuquajturin si “lordi”i kokainës qe u akuzua se drejtonte një grup prej 19 personash për shpërndarjen e kokainës, mediat britanike përmenden mbas dënimit të tij se ai e drejtonte shitjen e drogës në disa raste edhe nga Shqipëria.

Në 3 tetor 2023, Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë , ia delegoi prokurorisë së Tiranës kërkesën e anglezëve për njohje vendimi. Në akte përmendet jo vetëm një vendim i kurorës në Oksford i vitit 2018, ku Mema dënohet për akuzën e bashkëpunimit në fshehtësi për furnizim me drogë të kontrolluar të klasës A.

Anglezët shtojnë se në dy raste 39-vjecari bashkëpunoi me shtetas të tjerë për të furnizuar një person me kokainë. Përmendet po ashtu  edhe konteksti i marrëveshjes mes dy vendeve për transferimin e të burgosurve, duke kujtuar se pavarësisht se nuk nevojitet pëlqimi i të dënuarit në këtë rast, autoritetet kanë siguruar një deklaratë pëlqimi të 39-vjeçarit për ta vuajtur dënimin në vendin e tij.

Disa gjykata kanë nisur po ashtu njohjen e vendimeve për të transferuar të burgosurit nga Anglia.

Në Shqipëri po shqyrtohen 48 kërkesa të tilla, që më pas do t’i përcillen Britanisë së Madhe. Ndërkohë që, brenda dy vitesh, sipas marrëveshjes, pritet të transferohen  200 të burgosur, nga të cilët 17 janë të dënuar të përjetshëm./tch

Më të lexuarat

  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!