AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

by Alb Times
03/11/2026
in Botë
6
0
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afganistani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara “të veprojnë me përgjegjësi”, pas raportimeve se Uashingtoni po përgatitet të dëbojë dhjetëra shtetas afganë drejt Pakistanit – ndoshta gjatë ditëve të ardhshme.

Një zëdhënës tha se çdo shtet ka të drejtë t’i menaxhojë kufijtë dhe procedurat e imigracionit në atë mënyrë që të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tij. Organizata joqeveritare AfghanEvac, me seli në Kaliforni, tha se Qeveria amerikane po përgatitet të dëbojë më shumë se 150 afganë me një fluturim të posaçëm nga Luiziana.

Presidenti i organizatës, Shawn VanDiver, tha se aeroplani, në të cilin pritet të jenë edhe dy gra, do të ulet në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Ai tha se nuk ka informacione nëse Uashingtoni dhe Islamabadi kanë arritur ndonjë marrëveshje për këtë operacion dhe çfarë mund të përmbajë ajo.

Në një deklaratë më 2 nëntor, Ministria e Jashtme e Afganistanit, e udhëhequr nga talibanët, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i respektojnë “të drejtat dhe aspiratat legjitime” të afganëve që rrezikojnë të dëbohen.

Autoritetet talibane thanë, gjithashtu, se janë të gatshme të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me Uashingtonin, duke marrë parasysh “realitetet ekzistuese dhe shqetësimet legjitime” të të dyja palëve.

Gazeta The New York Times, duke cituar tre zyrtarë amerikanë, raportoi më 30 tetor se afganët që pritet të dëbohen, po mbahen në qendra ndalimi në Luiziana të SHBA-së. Edhe agjencia Associated Press publikoi raportime të ngjashme, duke u mbështetur në dokumente gjyqësore.

Meqë Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me talibanët, ato nuk mund ta organizojnë drejtpërdrejt kthimin e të ndaluarve në Afganistan.

Sipas planit të raportuar, afganët fillimisht do të dërgoheshin në Pakistan, prej nga autoritetet pakistaneze do t’i kthenin në Afganistan.

Duke iu referuar, mësa duket, Pakistanit, talibanët deklaruan se “vendet e treta nuk duhet të bëjnë pazare me fatin e shtetasve të një vendi tjetër, për të siguruar përfitime të përkohshme apo lëshime të kufizuara”.

Pakistani dhe talibanët afganë, të cilët për dekada ishin aleatë, tani kanë marrëdhënie të tensionuara. Që nga tetori i vitit 2025, mes forcave të tyre kanë shpërthyer herë pas here përleshje të përgjakshme përgjatë kufirit.

Pakistani i akuzon talibanët afganë se strehojnë në Afganistan pjesëtarë të grupit Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), i njohur si talibanët pakistanezë.

Autoritetet talibane në Afganistan i mohojnë këto akuza, duke thënë se nuk lejojnë që territori i vendit të tyre të përdoret për sulme kundër shteteve të tjera.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve paralajmëruan, ndërkohë, se afganët që mund të dëbohen nga SHBA-ja, rrezikojnë jetën nëse kthehen në vendin e tyre.

Sipas këtyre organizatave, mes tyre ka edhe familjarë të afganëve që kishin bashkëpunuar me forcat amerikane, para tërheqjes së tyre nga Afganistani, në vitin 2021.

Organizata humanitare amerikane, Refugees International, kërkoi që SHBA-ja ta ndalë këtë fluturim dhe të mos organizojë dëbime të tjera të ngjashme, duke paralajmëruar se të kthyerit mund të përndiqen nga talibanët.

Drejtoresha e organizatës, Yael Schacher, tha më 1 nëntor se nuk dihen hollësitë e marrëveshjes së mundshme mes Uashingtonit dhe Islamabadit.

Megjithatë, ajo theksoi se afganët pritet të dërgohen fillimisht në Pakistan – vendin që më herët ka dëbuar me forcë një numër të madh shtetasish afganë drejt Afganistanit.

Që nga shtatori i vitit 2023, Pakistani ka dëbuar rreth 2.5 milionë afganë, duke i kthyer në vendin e tyre, i cili, me dekada, është përballur me luftëra.

Dhjetëra mijëra afganë u larguan nga Afganistani pasi talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021. Shumë prej tyre kërkuan strehim në Pakistan, ku mijëra vazhdojnë të presin që të pranohen në vende të tjera.

Disa u larguan nga frika se talibanët mund të hakmerreshin ndaj tyre, ndërsa të tjerë për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë arsimin, muzikën dhe lirinë e shprehjes.

Afganistani konsiderohet një nga vendet ku shkelen më rëndë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave dhe vajzave.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë vazhdimisht se ndalimi i shkollimit të vajzave nga talibanët rrezikon të krijojë një “brez të humbur”, pa mundësi arsimimi.

Sipas të dhënave që OKB-ja ia paraqiti Këshillit të Sigurimit në qershor, rreth 3.8 milionë vajza afgane, të moshës 7 deri në 18 vjeçe, nuk ndjekin shkollën.

The post Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Tags: BotaPakistanSHBA
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

03/11/2026

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

03/11/2026

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

03/11/2026

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

03/11/2026

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

03/11/2026

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

03/11/2026

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

03/11/2026

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

03/11/2026

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

03/11/2026

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

03/11/2026

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

03/11/2026

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

03/11/2026

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in
  • Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.