AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

by Alb Times
03/11/2026
in Politikë
6
0
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndryshuar procedurat për punësimin e mjekëve në institucionet shëndetësore publike, duke përcaktuar afate të reja aplikimi, kufizime për mjekët që janë aktualisht të punësuar në sistemin publik dhe një organizim të ri të komisioneve që vlerësojnë kandidatët.

Ndryshimet janë miratuar me një udhëzim të ministres Klodiana Spahiu, të publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Mjekët specialistë kanë të paktën 7 ditë për aplikim, mjekët e familjes aplikojnë vazhdimisht

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me afatet e aplikimit për vendet vakante në institucionet shëndetësore publike.

Sipas udhëzimit të ri, për mjekët specialistë dhe stomatologët, afati i aplikimit në portal nuk mund të jetë më i shkurtër se 7 ditë kalendarike nga data e shpalljes së vendit vakant.

Ndërkohë, për mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes, aplikimi në platformën elektronike do të jetë i vazhdueshëm.

Kjo do të thotë se kandidatët për pozicionet e mjekëve të familjes nuk do të kufizohen nga një periudhë e caktuar aplikimi, ndërsa për specialistët do të vijojë shpallja e vendeve të lira me afate të përcaktuara.

Mjekët që janë në punë nuk mund të konkurrojnë, përveç një kategorie

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me kufizimin e pjesëmarrjes në konkurse për mjekët që aktualisht janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike.

Udhëzimi përcakton se kandidatët që, në momentin e aplikimit, rezultojnë të punësuar në një institucion shëndetësor publik, nuk kanë të drejtë të aplikojnë dhe të marrin pjesë në procedurat e konkurrimit përmes platformës.

Megjithatë, parashikohet një përjashtim për mjekët specialistë të punësuar në institucionet publike shëndetësore, të cilët nuk kanë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Këta mjekë do të kenë të drejtë të aplikojnë për pozicione të lira në spitalet rajonale ose bashkiake.

Ky përcaktim kufizon mundësinë e konkurrimit për një vend tjetër pune në sistemin publik për mjekët që janë tashmë të punësuar, duke ruajtur një përjashtim për kategorinë e përcaktuar në udhëzim.

Ndryshon përbërja e komisioneve të vlerësimit

Udhëzimi riorganizon edhe mënyrën e ngritjes së komisioneve që vlerësojnë kandidatët.

Për pozicionet e mjekëve specialistë në spitalet rajonale, bashkiake dhe ditore, si dhe në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe qendrat shëndetësore, komisionet do të krijohen nga Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (DQOSHKSH).

Komisionet do të kenë tre anëtarë: një përfaqësues të DQOSHKSH-së, drejtorin rajonal ose përfaqësuesin e tij dhe drejtorin ose një mjek të institucionit ku ndodhet vendi vakant.

Për mjekët e familjes dhe mjekët e përgjithshëm do të krijohen komisione të veçanta për çdo rajon. Përbërja e këtyre komisioneve duhet të ndryshohet periodikisht, të paktën një herë në vit.

Ndërsa për spitalet universitare, spitalet terciare dhe institucionet qendrore në varësi të ministrisë, komisionet do të krijohen nga drejtuesit e institucioneve përkatëse dhe do të përfshijnë edhe një përfaqësues të ministrisë.

Kandidatët duhet të njoftohen për arsyet e skualifikimit

Ndryshimet përcaktojnë më hollësisht edhe detyrat e sekretariateve teknike që administrojnë procesin e konkurrimit.

Strukturat e burimeve njerëzore do të jenë përgjegjëse për verifikimin paraprak të dokumentacionit, administrimin e dosjeve, publikimin e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe njoftimin e tyre për fazën e dytë të vlerësimit.

Një detyrim i shprehur qartë është njoftimi përmes postës elektronike i kandidatëve të kualifikuar dhe atyre të pakualifikuar, duke specifikuar në mënyrë të kuptueshme arsyet e moskualifikimit.

Sekretariatet do të administrojnë gjithashtu ankesat, të cilat do t’ia paraqesin komisionit për shqyrtim, si dhe do të përcjellin vendimet përfundimtare për renditjen e kandidatëve sipas pikëve të marra në secilën fazë.

Pezullimi i mjekëve nga detyra, sipas legjislacionit të punës

Udhëzimi ndryshon edhe dispozitën që lidhet me pezullimin e mjekëve nga detyra.

Sipas formulimit të ri, procedura, kohëzgjatja dhe pasojat financiare të pezullimit do të përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon marrëdhënien e punës dhe ushtrimin e profesionit të mjekut, sipas rastit./Ekofin

Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë

03/11/2026

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

03/11/2026

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

03/11/2026

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

03/11/2026

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

03/11/2026

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

03/11/2026

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

03/11/2026

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

03/11/2026

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

03/11/2026

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

03/11/2026

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

03/11/2026

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

03/11/2026

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

03/11/2026

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë
  • “Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.