AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

by Alb Times
03/11/2026
in Politikë
6
0
Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionet e Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur marrjen në shqyrtim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027” dhe Paketës Fiskale që e shoqëron atë, përmes një sërë seancash dëgjimore me ministrat e linjës dhe përfaqësuesit e Financave.

Infrastruktura, Energjia dhe Mjedisi në Komisionin e Burimeve Natyrore

Nën drejtimin e kryetares Anila Denaj, Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilloi dëgjesa me krerët e dy ministrive kyçe.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministri Enea Karakaçi prezantoi prioritetet buxhetore duke u ndalur te “projektet infrastrukturore, vijimi i investimeve në rrjetin rrugor, zhvillimi i sektorit energjetik dhe fondet e parashikuara për përmirësimin e shërbimeve dhe modernizimin e këtyre sektorëve”.

Ministria e Mjedisit

Ministri Sofjan Jaupaj paraqiti programet e parashikuara, ku në fokus ishin “politikat për mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e mbetjeve, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e burimeve natyrore”, si dhe masat për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Paketa Fiskale 2027, ndryshimet në TVSH, Akcizë dhe Tatimin mbi të Ardhurat

Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, kryetarja Milva Ekonomi dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantuan linjat kryesore të Paketës Fiskale. Relatorët vlerësuan se ndryshimet synojnë “një rishpërndarje më të drejtë të barrës fiskale, duke mbajtur në vëmendje ekonomitë familjare, fuqinë blerëse dhe konkurrueshmërinë e biznesit”.

Ndryshimet kryesore ligjore përfshijnë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Relatorja Briseida Çakërri sqaroi se propozohet “aplikimi i një shkalle të reduktuar prej 6% për produktet ushqimore, ndryshimi në 10% i shkallës së reduktuar për turizmin, si dhe përcaktimi i shkallës standarde në masën 21%”.

Lidhur me Tatimi mbi të Ardhurat, relatori Adi Qose nënvizoi lehtësimin e barrës tatimore për kategorithë me aftësi të kufizuar dhe “rishikimin e normës së tatimit mbi të ardhurat nga dividendët nga 8% në 15%”. Sa i përket Akcizës, relatori Klevis Jahaj bëri me dije kalendarin e ri të akcizës së duhanit për periudhën 2027–2033, si dhe ndryshimin e njësisë matëse për biodiezelin nga lekë/kg në lekë/litër.

Lidhur me Procedurat Tatimore, relatori Elton Korreshi sqaroi se synohet “forcimi i kuadrit procedural dhe i masave administrative, në funksion të përmbushjes së detyrimeve tatimore”.

Deputetët e opozitës u shprehën kundër këtyre masave, me argumentin se politikat fiskale nuk u përgjigjen problematikave ekonomike dhe nuk krijojnë kushte për rritjen e investimeve.

Shpenzimet publike kalojnë 10 miliardë euro

Gjatë shqyrtimit në Komisionin për Bujqësinë, të drejtuar nga Blendi Klosi, zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj bëri të ditur se për herë të parë shpenzimet publike do të tejkalojnë kufirin e 10 miliardë eurove. Sipas shifrave zyrtare të paraqitura nga Ministria e Financave të ardhurat totale parashikohen në 907,9 miliardë lekë (rreth 9,4 miliardë euro); deficiti buxhetor parashikohet në nivelin 2,3% e PBB-së; borxhi publik synohet të ulet në 52,4% të PBB-së dhe investimet publike mbi 2 miliardë euro do të alokohen për investime kapitale.

Qeveria nënvizoi se projektbuxheti i vitit 2027 mbështetet në tre shtylla kryesore: “mirëqenien sociale, stabilitetin fiskal dhe investimet e reformat në kuadër të integrimit në BE”.

Ndërkohë, Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, nën drejtimin e zv/kryetarit Eduart Shalsi, miratoi kalendarin e punës për procedimin e mëtejshëm të projektligjit të buxhetit.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

03/11/2026

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

03/11/2026

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

03/11/2026

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

03/11/2026

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

03/11/2026

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

03/11/2026

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

03/11/2026

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

03/11/2026

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

03/11/2026

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

03/11/2026

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

03/11/2026

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

03/11/2026

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve
  • Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.