• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dalin pamjet/ Ja momenti i shpërthimit me tritol në derën e një lokali në Berat dy ditë më parë

27/05/2025
in Kronikë
Dalin pamjet/ Ja momenti i shpërthimit me tritol në derën e një lokali në Berat dy ditë më parë

Dalin pamjet kur autorët vendosin lëndën plasëse mëngjesin e së dielës në derën e një lokali në lagjen “Çlirim”. Lënda plasëse është hedhur nga një automjet tip BMW dhe ka qenë me fitil.

Mediat kanë publikuar pamjet e shpërthimit të kryer me lëndë plasëse mëngjesin e së dielës në derën e një lokali në lagjen “Çlirim”.

Nga videoja e kamerave të sigurisë duket qartë se në orën 03:58 minuta një automjet, tip BMW me portobagazh ndalon para derës së lokalit për disa sekonda. Nga mjeti nuk zbret askush por nga xhami i dritares së parë të pasagjerit hidhet diçka në derën e lokalit dhe makina largohet nga vendngjarja. Vetëm gati një minutë më vonë lënda e hedhur shpërthen para derës së lokalit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Burimet policore, që disponojnë edhe këto pamje filmike dalin në konkluzionin se në mjet kanë qenë dy ose më shumë persona dhe se askush nuk ka dalë nga mjeti pasi ishin në dijeni të kamerave përreth dhe nuk donin të identifikoheshin. Po të njëjtat burime konfirmojnë se lënda plasëse e hedhur në derën e lokalit të shtetasit Sali Fetiu është hedhur me fitil të ndezur.

Burime nga policia konfirmojnë se po hetohet në disa pista dhe se deri më tani janë shoqëruar disa persona por nuk ka ende një person të identifikuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2 vjetësh dhe në xhamat e tij shihet tabela “Jepet me qira”. Grupi hetimor po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qenë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu.

Ky i fundit, në 24 mars 2025 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një klient 85-vjeç që gjendej brenda në lokalin ku 37-vjeçari Asllan Fetiu, në gjendje të dehur, ka kërkuar një shtetas në lokal dhe pasi nuk e ka gjetur ka qëlluar me thikë klientin 85-vjeç Todi Biçaku. Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundërligjshme jashtë shtetit.

Më të lexuarat

  • Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

    Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Trump-Erdoğan te pakti 50 mln USD: Çfarë solli dita e parë e Samitit të NATO-s në Ankara?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reduktim numrash në protestën te kryeministria, Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajt, do përfundoni si dasmë lagjeje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Motra e Mateos emocionon live në emision Brikenën, ja çfarë ndodhi mes kunatave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sara Mila: Pas kësaj proteste PD nuk do të ekzistojë më, Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Hoxhallarët në shesh për të “bekuar” protestën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidencialet e vitit 2027

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe PD mërzitet me protestën, nis pushimet, revolucioni braktiset edhe nga influenceret, u rikthehen kremrave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Xhafaj shuplaka KLP-së: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë, po bëni qokë për të marrë familjarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet konflikti i interesit i gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt, e motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!