AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dalin pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, momenti kur policia rrethon hotelin në Vlorë

by SHT Media
04/08/2025
in Kronikë
6
0
Dalin pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, momenti kur policia rrethon hotelin në Vlorë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, doli në një konferencë për shtyp pas operacionit “Eterna” që vuri në pranga Flodian Plakun, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore që ishte i shpallur në kërkim.

Ai u vu në pranga në një hotel në Orikum ku qëndronte i strehuar.

“Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit: Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit””, njoftoi policia.

Në momentin e arrestimit atij iu gjetën një pistoletë, 25 mijë euro cash dhe shtatë celularë. Gjatë operacionit për kapjen e plakut u kap edhe Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç.

Në pranga për këtë rast janë vënë edhe tre persona të tjerë për “përkrahje të autorit të krimit”.

“Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën  penale “Përkrahja e autorit të krimit””, njoftoi policia.

I njohur me nofkën “Pole Qorri”, Plaku është i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjes.

Më herët në pranga e policisë ka rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Edison Haxhiun dhe Ilir Beqaraj. Këta të fundit mendohet se ndihmuan që Plaku të largohej jashtë vendit.

Gentian Bejtja u ekzekutua me mbi 30 plumba pasditen e 15 marsit, brenda serës në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Tre persona zbritën nga automjeti “Land Rover Discover” dhe zbrazën kallashnikovët drejt viktimës, dhe më pas u larguan drejt fshatit Hasan e Bubq. Nga dinamika e ngjarjes dhe provat e gjetura në vendin e krimit, policia beson se ekzekutorët janë vrasës me pagesë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.