• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dalin detaje të reja nga vrasja e Bledar Dedjes, merret në pyetje një grua që kishte njohur online

24/01/2024
in Kronikë
Dalin detaje të reja nga vrasja e Bledar Dedjes, merret në pyetje një grua që kishte njohur online

Përforcohet edhe më tej pista se 39-vjeçari shqiptar Bledar Dedja u vra si pasojë e një krimi pasioni.

Mediat italiane kanë publikuar këtë të mërkurë rezultatet e autopsisë, që vërtetojnë dyshimet se shqiptari humbi jetën si pasojë e një goditje të marrë në mushkëri, goditje që i erdhi nga pas.

Dedja u godit mbi 20 herë me thikë mbrëmjen e së shtunës. Kjo është edhe nata kur ndërroi jetë, e konfirmuar tashmë edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e së dielës në një pyll të Paderno del Grappa, në Asolo të Treviso-s.

Nga rezultatet e autopsisë konfirmohen disa detaje: Pjesa më e madhe e plagëve u shkaktuan gjatë tentativës së 39-vjeçarit për t’u vetëmbrojtur. Pikërisht fakti se pjesa më e madhe e plagëve janë sipërfaqësore, për hetuesit janë tregues se autor i krimit ka qenë një person i vetëm dhe shanset që të ketë qenë një person i dytë janë të pakta, pasi do të kishte ndërhyrë në mënyrë që ta neutralizonte.

Mediat italiane shkruajnë se në qendër të këtyre hetimeve është një krim pasioni.

Vendi ku i gjet i vrarë shqiptari Bledar Dedja
Vendi ku i gjet i vrarë shqiptari Bledar Dedja

Ka disa indicie që i bëjnë hetuesit të besojnë se bëhet fjalë pikërisht për një krim të tillë. Dedja u gjet me pantallonat e ulura dhe vendi ku u gjet njihet si një zonë që frekuentohet nga çiftet.

Hipoteza e një grabitjeje që shkoi keq ra thuajse që prej fillimisht, për shkak se në makinën e viktimës, e cila ndodhej rreth 100 metra larg trupit të tij, u gjetën të gjitha sendet me vlerë.

Në foto viktima, Bledar Dedja 39-vjeç
Në foto viktima, Bledar Dedja 39-vjeç

Celulari i 39-vjeçarit po analizohet me vëmendje nga hetuesit, të cilët kërkojnë të dhëna për një lidhje të mundshme jashtëmartesore, që mund t’i ketë kushtuar jetën Dedjas. Hetuesit po përpiqen që të rindërtojnë orët e fundit të tij, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave, për të zbuluar se kë do të takonte ai pasditen e së shtunës.

Po sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, përgjatë këtyre ditëve janë marrë në pyetje disa persona. Në mesin e familjarëve dhe miqve të tij, rezulton se në pyetje është marrë edhe një grua. Kjo e fundit para hetuesve ka deklaruar se e kishte njohur Dedjan dy vjet më parë, nëpërmjet një aplikacioni takimesh.

Bledar Dedja ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

/a.r

Më të lexuarat

  • Atentat në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti (EMRI)

    Atentat në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti (EMRI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani po shkojnë drejt një marrëveshjeje afatshkurtër për t’i dhënë fund luftimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do kishte kushtuar shumë më shumë”/ Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, policia nis që sot planin e masave, rrugët ku nuk do lejohet kalimi dhe parkimi i makinave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Fund varfërisë ekstreme”, Berisha me pensionistët: Do vendosim minimumin jetik 200 $

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mbrojti nderin”/ Adioni i “Ferma VIP” reagon sërish në rrjete sociale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarkozy nuk do të mbajë më “byzylykun elektronik”, gjykata i zbut masën e dënimit ish-presidentit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për “gjoba” dhe pagesa false

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!