AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

by SHT Media
25/06/2025
in Botë
6
0
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar.

Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe të konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Serbia ndalon eksportin e municionit, ka thënë Vuçiq, duke vënë theksin tek eksportet drejt Izraelit – shtetit që është në qendër të konfliktit aktual në Lindjen e Mesme.

As Vuçiç, as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë dhënë detaje se çfarë armësh dhe pajisjesh ushtarake ka eksportuar Serbia në Izrael gjatë viteve të fundit.

Raportet zyrtare nga Ministria kompetente e Tregtisë për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Serbia, nuk janë publikuar tash e sa vite, ndonëse sipas Ligjit për eksportin dhe importin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, ato duhet të publikohen.

Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë është ajo që lëshon leje për importin dhe eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar disa herë gjatë muajve të fundit informacione për lejet që lidhen me Izraelin, duke përdorur kërkesat për qasje të lirë në informacion. Por, këto të dhëna nuk janë ofruar.

Çfarë dihet për eksportet e armëve?

Megjithatë, disa informacione në lidhje me eksportet e armëve në Izrael janë bërë të disponueshme gjatë hetimit ndaj kompanisë Romax-trade, e cila është e lidhur me prokurimin e të ashtuquajturit top zanor – një pajisje LRAD, që dyshohet se është përdorur në Beograd gjatë protestave të studentëve, më 15 mars të këtij viti.

Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme ka lëshuar dy licenca eksporti për Romax-trade për Izraelin, në vitet 2021 dhe 2022. Armët në fjalë kanë një vlerë prej shtatë milionë eurosh.

Ato janë klasifikuar si “kategoria e katërt e Listës Kombëtare të Kontrollit”, ku përfshihen: bomba, torpedo, raketa, projektilë dhe pajisje shpërthyese.

Armatimet, për të cilat Romax ka marrë licenca eksporti, prodhohen nga fabrika shtetërore e industrisë së mbrojtjes Krushik, nga Valeva, dhe një pjesë e kësaj pune, me vlerë 2.2 milionë euro, është kryer gjatë vitit 2021, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë nga Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë në prill të këtij viti.

Importuese e mallrave të Krushikut është kompania izraelite Ispra, e cila në ueb-faqen e saj deklaron se është e specializuar në prodhimin e pajisjeve për “menaxhimin e turmave”.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur kompaninë Ispra se për çfarë qëllimesh janë blerë armët nga Krushiku – nëse ato janë blerë për nevojat e ushtrisë izraelite apo të ndonjë institucioni tjetër – por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Cili është roli i kompanisë Ispra nga Izraeli?

Në vitet 2021 dhe 2022, kompania Romax-trade ka marrë leje për të importuar produkte të klasifikuara, si avionë, agjentë kimikë dhe biologjikë, nga prodhuesi izraelit Ispra. Në tri prokurime, policia serbe është listuar si përdoruese përfundimtare. Ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë ka qenë në atë kohë Aleksandar Vulin.

Kompania izraelite Ispra është e njohur për sistemin e saj Cyclone, ose dronët që lëshojnë gaz lotsjellës nga ajri. Sipas raportimeve në media, ky sistem është përdorur kundër protestuesve në Gazë, si dhe gjatë protestave kundër korrupsionit në Kenia.

Ministria e Tregtisë pa përgjigje

Pajisjet shpërthyese nga Krushiku, me vlerë shtatë milionë euro, janë vetëm një pjesë e vogël e eksporteve të industrisë serbe të mbrojtjes në Izrael.

Sipas një hetimi të BIRN-it dhe gazetës izraelite Haaretz, shtatë avionë ushtarakë izraelitë kanë fluturuar në Serbi nga tetori i vitit 2023 deri në qershor të vitit 2024.

Këto fluturime lidheshin me eksportin e armëve nga Serbia në Izrael me vlerë prej 15.7 milionë eurosh.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Beograd janë përpjekur të marrin të dhëna të sakta mbi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga industria serbe e mbrojtjes në Izrael, por Ministria kompetente e Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje me muaj.

Kjo ministri e ka hedhur poshtë kërkesën fillestare në mes të tetorit të vitit të kaluar, duke thënë se “dokumentet, të dhënat dhe informacionet që lidhen me importin dhe eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, janë të shënuara si konfidenciale”.

Një vendim i Komisionarit për Informacionet me Rëndësi Publike ka urdhëruar Ministrinë e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme që të vepronte sipas kërkesës – gjë të cilën ajo nuk e ka bërë deri më sot.

Ndërkohë, Ministrisë së Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme i është kërkuar gjithashtu që të nxjerrë një vendim mbi përcaktimin e konfidencialitetit të të dhënave, më saktësisht dokumenteve që tregojnë se pse licencat e importit dhe eksportit janë shënuar si ‘konfidenciale’.

Por, ministria nuk i është përgjigjur as kësaj kërkese, e cila është dërguar në fund të nëntorit të vitit 2024.

Cilat pyetje të tjera presin përgjigje?

Edhe pasi Vuçiq ka njoftuar për vendimin e papritur, Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme – përgjegjëse për procedurën e marrjes së licencës për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake – nuk është përgjigjur.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur atë se që kur zbatohet ky vendim, si dhe çfarë është duke ndodhur me dërgesat nga kontratat e nënshkruara më parë.

Gjithashtu, përgjigje nuk ka pasur as në pyetjet në lidhje me një aeroplan mallrash që ka fluturuar nga Beogradi për në Izrael të martën – një ditë pasi është bërë e ditur për ndalimin e eksporteve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestë edhe para Parlamentit, sulmohen me molotovë efektivët e policisë

18/10/2026

“Nuk është protestë studentore, por…”/ Meçe: Berisha, Shehaj dhe Qori, bashkim për destabilizimin e Shqipërisë

18/10/2026

Pamje të rënda, protestuesit sulmojnë efektivin pas shpine dhe e “masakrojnë” me shkelma dhe shkopinj druri

18/10/2026

Në kërkim të negociatorit të paqes

18/10/2026

VIDEO / Rikthehet “mitralozi” i fishekzjarreve, kush është i maskuari që sulmon Policinë dhe pse nuk është ndaluar?

18/10/2026

FOTOLAJM / Sulmohet edhe Ministria e Brendshme, flakët përfshijnë hyrjen kryesore

18/10/2026

Jepen masat për 31 protestues, “detyrim paraqitje” për të rriturit dhe “mbikëqyrje prindërore” për 9 të mitur

18/10/2026

“Franca po digjet”, Trump fajëson emigracionin për trazirat e dhunshme: Mbyllni kufinjtë!

18/10/2026

Fëmijët nuk i krijon vetëm shkolla

18/10/2026

Dhuna nuk është përgjigje e krizave, duhet maturi e dialog

18/10/2026

“Molotovë e gurë drejt Komisariatit Nr.3”, efektivi: Zjarri ka lënë shumë të plagosur

18/10/2026

Protestat / Komuniteti Mysliman: Paqja dhe dinjiteti njerëzor mbi çdo dallim politik!

18/10/2026

Protestuesit i vënë flakën Komisariatit Nr.3, rrezikohen të paraburgosurit te ‘Mine Peza’

18/10/2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë dënon dhunën në protesta, bën thirrje për dialog dhe mbrojtje të të miturve

18/10/2026

Nga Parisi në Tiranë, gjurmët e Antifa-s në protestat e dhunshme! Çfarë zbulon investigimi?

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestë edhe para Parlamentit, sulmohen me molotovë efektivët e policisë
  • “Nuk është protestë studentore, por…”/ Meçe: Berisha, Shehaj dhe Qori, bashkim për destabilizimin e Shqipërisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.