AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Çështja e Veliajt, e politizuar!”, Braçe për seancën në GJKKO: Fjalori, më keq se në Parlament! Prokurori fliste i mllefosur, ndërsa gjyqtari…

by SHT Media
26/02/2025
in Politikë
6
0
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se hetimi ndaj kryetari të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është politizuar, duke iu referuar debateve në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë në GJKKO më 12 shkurt 2025.

Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv Braçe nënvizon se mllefi i treguar në atë seancë tregon se çështja është shkatërruar duke pranuar se paragjykimi ekziston se Veliaj u burgos për arsye politike 3 muaj para zgjedhjeve.

“Më lejoni të them, kjo që po ndodh dhe kjo që ka ndodhur në rastin e zotit Veliaj pa hyrë fare në çështje, por me kaq sa kam parë dhe me aq sa i referohet vetëm asaj seance të vlerësimit të masës së sigurisë them çështja është e shkatërruar. Më vjen keq. Çështja është shkatërruar, paragjykuar, politizuar, çbalancuar totalisht. Çështja është shkatërruar. Të dëgjosh ato dialogje në sallën e gjyqit e të shohësh si gjyqtari nuk ndërhyn në respect të ligjit për ti dhënë fund asaj gjëje dhe më pas ajo çfarë ndodh me zbardhjen e dialogut gjyqësor. Dialog gjyqësor. Unë kam dëgjuar shumë më tepër se aq në sallën e parlamentit, por jo në sallën e gjyqit.

Nuk mund të jetë i pranueshëm ai fjalor në sallë gjyqi. Tregon mllef, nuk tregon respect ndaj atij që po e heton, ndaj lirive dhe të drejtave dhe kryerjes së detyrës nga ana jote. Tregon mllef. Dhe mllefi po e shkatërron atë çështje. Njerëzit janë të interesuar për të bërë drejtësi, jo çfarë thotë njëri apo tjetri. Në atë çështje institucionet dhe individi duhet të dalë i pacënuar. Secili ka integritet dhe secili merr në bazë të provave dhe shkeljeve të ligjit dhe jo mllefeve të njërit apo tjetrit. Kërkohet respect dhe integritet në një proces” thotë Braçe.

Braçe thotë se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po bën betejën e vet me drejtësinë dhe PS nuk po i ofron mbrojtje politike.

“Nga çkam dëgjuar, nga çkam lexuar unë nga komunikimet që zoti Veliaj bën kohë pas kohe, në mënyrë të përditshme me opinionin public, lidhur me me çështjen e tij, zoti Veliaj nuk vë në dyshim drejtësinë. Ka vënë në dyshim sjelljen, qëndrimin, akuzën dhe vendimin e një prokurori dhe një gjyqtari, që operojnë brenda SPAK dhe gjykatës respective. Kështuqë zoti Veliaj është në të drejtën e tij të flasë për çështjen e tij.

Sa kohë që Partia Socialiste e Shqipërisë e ka bërë të qartë qëndrimin jo vetëm për zotin Veliaj por për të gjithë, cilindo nga anëtarët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, me post apo pa post të rëndësishëm, që në momentin që ka një akuzë të ngritur nga një prokuror i SPAK apo nga një gjyqtar i GJKKO, partia nuk ofron mbrojtje politike, për Veliajn dhe cilindo. Dhe Veliaj e ka bërë deri tani betejën e tij në raport me atë që prezumohet e që duhet të garantohet, pafajësinë e tij. Në gjykimin tim, me aq sa e njoh ligjin në këtë vend, i takon prokurorisë të provojë akuzat e tyre dhe Veliaj është në betejë me ta në emër të tij dhe jo në emër të subjektit politik”

Edhe debatin publik të maxhorancës me SPAK pas arrestimit të Veliajt nuk e sheh si sulm ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por si vijimsi e ndërtimit të një drejtësie të drejtë dhe të barabartë ku të respektohet prezumimi i pafajsësisë dhe të mos cënohet dinjiteti i njeriut deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

“Nuk besoj se maxhoranca ka debat me SPAK e aq më pak me GJKKO-në por është në drejtën e saj të ketë opinionin për vijimin e reformës në drejtësi. Maxhoranca dhe kryeministri janë në të drejtën e tyre të thonë atë që mendojnë’ thotë Braçe për gazetarin Arbër Hitaj.

A është arrestimi i Veliajt ndërhyrje në proces zgjedhor?

Nuk dua ta besoj thotë Braçe, ndërsa propozon të bëhen ndryshime në ligj, ashtu siç ndalohen partitë të kryejnë investime 4 muaj përpara zgjedhjeve ashtu të ndalohen dhe ndërhyrjet në proces zgjedhor,përfshi këtu dhe arrestimet nga SPAK.

“Nuk dua ta besoj. Në fakt paragjykimi ekziston. Të arrestosh e ta mbyllesh në burg 3 muaj para zgjedhjeve të bën të mendosh këtë gjë. Por nuk do dua që kjo të konsiderohet ndërhyrje në proces zgjedhor. Siç ne na ndalohet të promovojmë investime publike, e ne jemi nën monitorim nga SPAK besoj se duhet ti ndalohet cilitdo që ndërhyn në proces zgjedhor në dëm të një force apo force tjetër politike. Nuk mendoj se vënia nën hetim e një zyrtari do të ndikojë negativisht në votën e PS-së. Ne kemi bërë gjënë e duhur me reformën në drejtësi e SPAK. Kemi mbajtur distancë me këdo që vihet nën hetim apo akuzë. Kemi bërë mirë që nuk kemi ofruar ombrellë për cilindo funksionar politik të partisë sonë. Kemi bërë shumë mirë në respect të cilitdo që është në hetim dhe të prokurorisë.”

Kryetari i bashkisë së Tiranës u arrestua në zyrë më 10 shkurt dhe prej 12 shkurtit ndodhet në paraburgimin e Durrësit pasi po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv dhe të pastrimit të parave.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.