AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Çdo votë vlen për një Rusi të fortë”, Putin mesazh popullit 24 orë para hapjes së kutive

by SHT Media
14/03/2024
in Botë
6
0
Putin bën deklaratën e fortë: Forcat e NATO-s po përgatiten të godasin Rusinë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

24 orë para se të hapen kutitë e votimit në të gjithë Rusinë, Presidenti Vladimir Putin u ka bërë thirrje qytetarëve, përfshirë ata që jetojnë në zonat që Moska ka aneksuar nga Ukraina, që të bashkohen për të përcaktuar të ardhmen e vendit duke votuar në zgjedhjet që mbahen nga nesër deri të dielën.

“Është jetike të nënvizojmë kohezionin dhe vendosmërinë tonë për të ecur përpara së bashku. Çdo votë që ju jepni ka vlerë dhe kuptim”, tha Putin në një fjalim të transmetuar fillimisht në Lindjen e Largët ruse.

“Për këtë arsye ju kërkoj që në ditët në vijim të ushtroni të drejtën e votës”, shtoi ai.

Në fjalën e tij, Putin vuri në dukje se “të gjithë votuesit duan të shohin një Rusi të fortë, të lirë dhe të begatë ku rritet standardi dhe cilësia e jetës”. “Dhe kështu do të jetë”, nënvizoi ai.

Për më tepër, presidenti rus e përshkroi ushtrimin e të drejtës së votës nga rusët si një “demonstrim të ndjenjës patriotike” dhe shtoi se kjo është veçanërisht e dukshme në zonat e Ukrainës lindore dhe jugore të kontrolluara nga forcat ruse.

Presidenti rus tha se zgjedhja patriotike është e qartë për banorët e rajoneve të Donbasit në Ukrainën lindore dhe Novorossiya – një term carist për Ukrainën jugore – të cilët votuan për aneksimin e rajoneve të tyre nga Rusia në referendumet e mbajtura në 2022.

“Ata votuan në një referendum në kushtet më të vështira në favor të bashkimit me Rusinë dhe përsëri, në ditët në vijim, ata do të bëjnë zgjedhjen e tyre. Do të votojnë edhe ata që marrin pjesë në operacionin special ushtarak. Ata janë shembull për të gjithë rusët“, komentoi Putin.

Tashmë 71-vjeçar, Putin ka qenë në pushtet në Rusi si president ose kryeministër që nga viti 2000. Në këto zgjedhje ai përballet me tre kundërshtarë, asnjëri prej të cilëve nuk e ka kritikuar atë.

Dy kandidatë të cilët ishin në favor të përfundimit të luftës në Ukrainë, u përjashtuan nga procesi.

Sondazhet tregojnë se ai ka mbështetjen e shumicës së rusëve dhe përllogaritet të marrë deri në 75% të votave.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar
  • Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.