• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Cameron në Kiev: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

02/05/2024
in Politikë
Cameron në Kiev: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ia ka premtuar të enjten Ukrainës 3.74 miliardë Dollarë ndihmë vjetore ushtarake “sa të jetë e nevojshme”.

Gjatë një vizite në Kiev të enjten, ai theksoi po ashtu se Britania nuk është kundër që Ukraina t’i përdorë armët që ia dërgon Britania për sulme brenda Rusisë.

“Ne do t’i japim tre miliardë funte çdo vit sa të jetë e nevojshme. Ne sapo kemi dhënë gjithçka që kemi sa i përket pajisjeve”, tha Cameron në një intervistë për Reuters gjatë vizitës në Kiev.

Pakoja prej tre miliardë funte ndihmë ushtarake për Ukrainën është më e madhja nga Britania deri tani, sipas tij.

“Disa prej tyre [pajisjeve] janë duke mbërritur në Ukrainë sot, derisa unë po qëndroj këtu”, shtoi ai.

Cameron tha gjithashtu se Ukraina ka të drejtë t’i përdorë armët që ia jep Londra për t’i goditur caqet brenda Rusisë, dhe se i takon Kievin të vendosë nëse dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.

“Ukraina e gëzon atë të drejtë. Sikurse Rusia që po sulmon brenda Ukrainës, mund ta kuptoni lehtë pse Ukraina e ndien nevojën për t’u siguruar se po e mbron veten”, tha Cameron

Cameron, i cili e udhëhoqi Britaninë e Madhe nga viti 2010 deri në vitin 2016 si kryeministër dhe u rikthye në frontin e politikës pak muaj më parë, u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të dytë në Kiev i sekretar i Jashtëm.

Ai e përshëndeti miratimin e paketës së shumëpritur të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën në vlerë 60 miliardë dollarë.

“Kjo është tejet e rëndësishme, jo vetëm për shkak të armëve që do t’i sjellë, por edhe për shkak se do ta rrisë moralin e popullit këtu në Ukrainë”, nënvizoi ai.

/a.r

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!