AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Burrat që vrasin gratë”/ 159 gra e vajza të vrarë në 13 vite nga familjarët apo partneri

by SHT Media
09/03/2024
in Kronikë
6
0
“Burrat që vrasin gratë”/ 159 gra e vajza të vrarë në 13 vite nga familjarët apo partneri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, Avokati i Popullit dhe Kombet e Bashkuara çelën sot një qendër studimore mbi vrasjen e grave, në përpjekje për ta parandaluar këtë dukuri.

Në 13 vitet e fundit janë vrarë 159 gra e vajza shqiptare prej familjarëve dhe partnerëve, ose ndryshe një vrasje me bazë gjinore çdo muaj.

Dhuna ndaj grave e vajzave në Shqipëri vijon me ritme shqetësuese, denoncimet e dhunës janë duke u shtuar, ndërsa vrasjet e tyre prej familjarëve dhe partnerëve vazhdojnë me gjithë forcimin e ligjeve.

Mesatarisht një viktimë grua çdo muaj, ose 159 gra e vajza janë vrarë prej familjarëve dhe partnerëve 13 vitet e fundit nga viti 2010 e deri sot, 12 prej të cilave u vranë vetëm vitin e fundit.

Përfaqësuesi në Shqipëri i Kombeve të Bashkuara, Mikele Ribotta, nga UN Women, thotë se ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri shifrat e grave që vriten nga bashkëshortët dhe partnerët e tyre janë të tmerrshme, dhe kjo është një kambanë alarmi, që tregon se shoqëria është në rrezik, sepse është forma më e skajshme e dhunës ndaj grave dhe humbja e jetës së tyre është shkelja më e rëndë e të drejtave të tyre, sigurisë dhe integritetit të tyre.

“Kur të mbledhim më shumë informacion, pasi të studiojmë në detaje të imta secilën prej burimeve të vrasjeve, si edhe pjesën gjyqësore për secilin rast, profilet e pjesëmarrësve në këto ngjarje, atëherë mund të forcojmë mekanizmat parandalues, duke përfshirë mjekët, shkollat, policinë, prokurorët, pushtetin vendor, që të përdorin një bazë të plotë të dhënash mbi rreziqet e secilit rast”, thotë zoti Ribotta.

Avokatja e Popullit dhe Kombet e Bashkuara kanë ndërtuar një program bashkëpunimi për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave në Shqipëri.

“Bazuar në përfundimet shkencore të studimeve, Observatori për Femicidin pranë Avokatit të Popullit do të rekomandojë politika parandaluese dhe forcimin e mekanizmave ligjorë kundër dhunës me bazë gjinore”, thotë Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.

Pjesëmarrësit në tryezën e sotme të OKB-së me Avokatin e Popullit dhe qeverinë e cilësuan si nevojë urgjente krijimin e një koalicioni kombëtar kundër dhunës ndaj grave e vajzave.

Ekspertët dhe autoritetet policore vlerësojnë se një studim i thelluar mbi të dhënat dhe shkaqet pse ndodhin këto vrasje është bërë tashmë një domosdoshmëri dhe përfundimet duhen përdorur në të njëjtën kohë dhe mënyrë për të rritur efektshmërinë e parandalimit të këtyre ngjarjeve të dhunshme.

Krahas 12 vrasjeve të grave vitin e kaluar Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, thotë se vitin e kaluar, janë ndërkohë edhe një mori denoncimesh të tjera për dhunë në familje, të cilat edhe ato janë vetëm një pjesë e vogël e përmasave të vërteta të kësaj dukurie në shoqëri, ndaj duhen përdorur metoda të reja, sepse mbrojtja e grave shqiptare asnjëherë nuk mjafton.

Ai u bëri thirrje grave e vajzave që të besojnë tek policia dhe ta vlerësojnë ditën e denoncimit të dhunës në familje si ditën e lirisë së tyre.

“Vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti policia ka regjistruar 629 vajza dhe gra, që kanë denoncuar dhunë. Numri i përgjithshëm i denoncimeve për dhunë brenda familjes është 890. Pra raporti është 3 me 1 i rasteve kundër grave, krahasuar me pjesën tjetër. Një panoramë trishtuese kemi edhe me urdhërat e mbrojtjes. Janë 465 të dëmtuar që kanë marrë urdhra mbrojtjeje, nga të cilat 350 janë vajza dhe gra. Pa dyshim që pjesa më e prekur janë vajza e gratë. Krimet seksuale janë 125 raste, nga të cilat 103 janë kundër grave dhe vajza. Por mos harroni asnjëherë që këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut, dhe ka shumë raste të tjera që ende nuk denoncohen”, tha zoti Balla.

Observatori për Femicidin do të mbledhë dhe analizojë të dhënat mbi dhunën me bazë gjinore, format e ndryshme të dhunës ndaj grave e vajzave deri në humbjen e jetës së tyre, në mënyrë që të shmangë sa më shumë këto akte kriminale, duke i njohur ato më në thellësi./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët
  • Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit
  • Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.