AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Bregu: Misioni ynë gjatë 6 viteve të fundit ka qenë jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por ta udhëheqim atë

by SHT Media
06/11/2024
in Politikë
6
0
Bregu: Misioni ynë gjatë 6 viteve të fundit ka qenë jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por ta udhëheqim atë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sarajevë – Takimi i 54-të i Bordit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) u mbajt sot në Sarajevë, i kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së,Majlinda Bregu.
Pjesëmarrësit e Bordit të RCC-së e uruan Majlinda Bregu për sukseset që ka arritur në axhendat e bashkëpunimit rajonal gjatë mandatit të saj dhe e falënderuan për përkushtimin dhe këmbënguljen e saj në udhëheqjen dhe ndjekjen e bashkëpunimit në rajonin tonë.

“Jam e nderuar që kam shërbyer si Sekretare e Përgjithshme e RCC-së gjatë këtyre gjashtë viteve të jashtëzakonshëm dhe kam qenë dëshmitare e solidaritetit në rajonin tonë si edhe mes rajonit tonë dhe BE-së. Që nga fillimi, jam udhëhequr nga parimi se bashkëpunimi është aseti më i fortë yni në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Afër gjashtë vjet pas marrjes së detyrës, ky parim mbetet më i rëndësishëm se kurdoherë. Misioni ynë gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë i qartë: jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por edhe ta udhëheqim atë. Ne kemi arritur të rritemi dhe të bëhemi një lojtar i rëndësishëm në shtytjen përpara të axhendës rajonale,” tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Ajo theksoi se gjatë gjashtë viteve të kaluara rajoni ka miratuar dhe nënshkruar rreth 20 marrëveshje dhe deklarata, duke përfshirë axhendat e mobilitetit që janë miratuar tashmë, duke siguruar lëvizjen e qytetarëve, studentëve dhe profesionistëve në rajon. “Ne transformuam integrimin ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor në një bashkëpunim më të gjerë socio-ekonomik,” shtoi Bregu, duke theksuar se falë mbështetjes financiare nga BE-ja, RCC ka arritur të zhvillohet me projekte të reja si “Laboratori i Rinisë i Ballkanit Perëndimor”, i cili angazhon të rinjtë në bashkëpunimin rajonal, dhe “Qeverisja Integrative e Sigurisë së Brendshme”.



“Puna për integrimin në BE nuk është një detyrë e lehtë për një vend, dhe unë e kam bërë këtë çdo ditë për 12 vjet të plota në Shqipëri, por është padyshim më sfiduese për një rajon. Çdo hap kërkon kompromis, qëndrueshmëri dhe vendosmëri përballë vështirësive. Pas gjashtë vitesh mund të them se kurrë ky rajon nuk ka qenë kaq i lirë dhe kaq i ndërgjegjshëm sa është tani për rëndësinë e bashkëpunimit. Të gjithë ne ia detyrojmë këtë situatë kryesisht procesit të integrimit në BE,” përfundoi Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme Bregu falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e bordit për mbështetjen e dhënë gjatë gjashtë viteve të kaluara dhe u uroi atyre, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm, Amer Kapetanoviç, i cili do të marrë detyrën më 1 janar 2025, një vazhdimësi të suksesshme të punës së rëndësishme të bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrësit e Bordit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) miratuan Raportin e Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, Majlinda Bregu, për aktivitetet e organizatës gjatë periudhës së kaluar dhe lavdëruan punën e RCC-së, duke konfirmuar miratimin e plotë për aktivitetet e planifikuara për fazën e ardhshme. Pjesëmarrësit e Bordit gjithashtu miratuan Buxhetin e Sekretariatit të RCC-së për vitin 2025 dhe vendosën datat për takimin e rradhës të vitit të ardhshëm.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.