• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Braho merr drejtimin e SPAK, BE: Vlerësojmë institucionin për qëndrueshmërinë përballë presioneve

22/12/2025
in Kronikë
Prokurori Klodian Braho dorëzon platformën për t’i zënë vendin Altin Dumanit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar Klodian Brahon për marrjen e detyrës si Kryeprokuror i SPAK-ut.

Delegacioni i BE-së vlerësoi integritetin e SPAK duke i bërë ballë presioneve politike, si dhe theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë janë kyçe për avancimin e vendit drejt BE.

“Lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si edhe respektimi i shtetit të së drejtës, janë përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve kyçe dhe një element thelbësor i rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE—rrugë e mbështetur nga shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të ushtrojnë plotësisht rolin e tyre, të përmbushin përgjegjësitë dhe të bashkëpunojnë pa rezervë për të garantuar llogaridhënie, në dobi të të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, delegacioni ka vlerësuar punën e Altin Dumanit, Kryeprokurorit të mëparshëm, duke e falënderuar për qëndrueshmërinë dhe integritetin e treguar gjatë mandatit të tij.

“Njëkohësisht, vlerësojmë SPAK-un për qëndrueshmërinë përballë presioneve politike, si edhe për vendosmërinë dhe integritetin e treguar nga Kryeprokurori i mëparshëm, Altin Dumani. Nën drejtimin e tij, SPAK shënoi hapa përpara në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe kontribuoi në forcimin e besimit të publikut te drejtësia”, shkruan BE.

Delegacioni i BE-së bëri thirrje për bashkëpunim të plotë ndërmjet institucioneve për të siguruar llogaridhënie dhe transparencë.

“Presim të vijojmë bashkëpunimin me SPAK-un dhe të mbështesim Shqipërinë në çdo hap të procesit të saj të integrimit,” përfundon deklarata e Delegacionit të BE-së.

Klodian Braho mori sot zyrtarisht detyrën ku theksoi se “misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale dhe do të punojmë krah për krah për të përmbushur detyrat e rëndësishme që na janë ngarkuar.”

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi, nuk po respekton parimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e mohon: S’kemi planifikuar një takim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!