AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Bombat njëra pas tjetrës apo diplomacia”, cili do të jetë vendimi i Trump për Iranin

by SHT Media
17/06/2025
in Botë
6
0
“Bombat njëra pas tjetrës apo diplomacia”, cili do të jetë vendimi i Trump për Iranin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse Trump vendos të veprojë, SHBA do të bëhet pjesë direkte e këtij konflikti në Lindjen e Mesme dhe do të përballet me Iranin në një luftë që herë pas here është shmangur.

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar se nëse SHBA sulmon uzinat e tyre bërthamore, do të prishet çdo mundësi për një marrëveshje bërthamore.

Trump i ka kërkoi fillimisht përfaqësuesit të tij për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe JD Vance, të ofronin një takim me iranianët. Por më pas, në rrjetet sociale tha se “të gjithë duhet të largohen menjëherë nga Teherani”. Thirrje që nuk duket fare si shenjë për negociata.

Po ashtu, Trump theksoi se “ka gjasa që Irani të ulet në tryezën e negociatave dhe të bëjë një marrëveshje.”

Situata po bëhet urgjente. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të largohej më herët nga samiti i G7 në Kanada, për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

“Pasi të largohem, do të veprojmë,” tha Trump. “Por më duhet të iki tani.” Nuk është ende e qartë se çfarë do të bëjë Kreu i Shtëpisë së Bardhë…

NëseJD Vance dhe Witkoff takohen me iranianët, ata do të flasin më së shumti me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili ka luajtur rol kryesor në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe njeh mirë kompleksin bërthamor të Iranit. Araghchi tha se nëse Trump është serioz për diplomacinë dhe ndalimin e luftës, hapat e ardhshëm janë të rëndësishëm.

Ai tha se një thirrje nga Washingtoni mund të ndalojë edhe dikë si Netanyahu, kryeministrin izraelit, dhe kjo mund të hapë rrugën për rikthimin e diplomacisë.

Por nëse diplomacia dështon, ose iranianët nuk pranojnë kërkesën kryesore të Trump që të ndalojnë plotësisht pasurimin e uraniumit në tokën e tyre, presidenti mund të urdhërojë shkatërrimin e Fordo-s dhe uzinave të tjera bërthamore.

Ekspertët thonë se për këtë duhet vetëm një armë: bomba Massive Ordnance Penetrator, GBU-57, që peshon rreth 150 ton dhe mund të ngrihet vetëm nga avioni B-2. Izraeli nuk e ka as këtë armë, as avionin që ta përdorë.

Nëse Trump heziton, mund të ndodhë që qëllimi kryesor i Izraelit në këtë luftë të mos realizohet.

“Fordo ka qenë pika kryesore e gjithë kësaj,” ka deklaruar Brett McGurk, që ka punuar me katër presidentë amerikanë për çështjet e Lindjes së Mesme. “Nëse kjo luftë mbaron dhe Fordo vazhdon të pasurojë uranium, atëherë nuk është fitore strategjike.”

Kjo është e vërtetë prej kohësh, dhe gjatë dy viteve të fundit ushtria amerikane ka përmirësuar planin për këtë operacion me kujdes të madh nga Shtëpia e Bardhë. Nga ushtrimet rezultoi se një bombë nuk mjafton, sulmi ndaj Fordo-s do të duhet të bëhet në valë, me avionë B-2 që lëshojnë bombë pas bombe në të njëjtin vend. Gjithashtu, operacioni duhet të drejtohet nga pilotë dhe ekuipazh amerikanë.

Kjo ishte thjesht planifikim ushtarak derisa në mëngjesin e së premtes, Netanyahu urdhëroi sulmet, duke thënë se Izraeli kishte zbuluar një kërcënim “të menjëhershëm” që kërkonte “veprim parandalues”. Ai tha se inteligjenca tregon se Irani ishte afër kthimit të rezervave të karburantit në armë.

Tani ka presion të madh. Ish-ministri i Mbrojtjes izraelit, Yoav Gallant, tha se “detyra duhet të kryhet, nga Izraeli dhe SHBA,” duke nënkuptuar se do të duhet që bomba të hidhet nga një pilot amerikan. Ai tha se Trump ka “mundësinë të ndryshojë Lindjen e Mesme dhe të ndikojë botën.”

Senatori republikan Lindsey Graham tha se nëse diplomacia dështon, do të kërkojë nga Trump të përdorë të gjitha mjetet që të sigurojë që pas operacionit nuk të mbetet asgjë nga programi bërthamor iranian.

Por republikanët nuk janë të bashkuar në këtë pikë.

Ndarja në parti për përdorimin e kësaj arme të fuqishme ndaj Iranit tregon ndarje më të thella mbi llojet e luftërave që SHBA duhet të shmangë.

Në Pentagon, opinionet ndahen edhe për arsye të tjera. Elbridge Colby, zv/sekretar i mbrojtjes për politikat, ka thënë prej kohësh se çdo forcë ushtarake në Lindjen e Mesme është një forcë që nuk përdoret në Paqësor kundër Kinës.

Për momentin, Trump mund të qëndrojë në mes të dy kampeve. Duke bërë përpjekje të fundit për diplomaci të fortë, ai mund të tregojë mbështetësve të tij se mund të sjellë paqe. Dhe mund t’u qartësojë iranianëve se pasurimi i uraniumit duhet të ndalet me çdo kusht.

Por nëse as diplomacia dhe as kërcënimi nuk funksionojnë, Trump do të duhet të vendosë nëse kjo luftë është e Izraelit apo e Amerikës./New York Times

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.