• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Blackout”-i energjetik në rajon, BBC: U fikën edhe semaforët. Goditje sezonit turistik në…

22/06/2024
in Botë
“Blackout”-i energjetik në rajon, BBC: U fikën edhe semaforët. Goditje sezonit turistik në…

Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe zona të mëdha bregdetare në Kroaci u prekën të premten nga “black out”-i energjetik. Lajmi është raportuar edhe nga gjigandi mediatik britanik, BBC, që thotë se ndërprerja e energjisë ndodhi njëkohësisht në të gjitha këto vende në një kohë kur rajoni është përfshirë nga një valë i nxehti.

Madje sipas BBC, në Bosnje dhe Kroaci u fikën edhe semaforët duke krijuar kaos në Sarajevë, Split apo qytete të tjera të mëdha. Madje sipas britanikes në disa vende mungesa e energjisë ka zgjatur për disa orë dhe është mundur të rikthehet vetëm në mbrëmje.

Fillimisht ikja e energjisë elektrike u raportua rreth orës 13:00 me orën lokale ku edhe pompat e ujit u ndalën në Podgoricë.

Humbja e energjisë elektrike i dha gjithashtu një goditje sezonit turistik në vendpushimet kroate, me pushuesit në Dubrovnik që mbetën në rrëmujë pasi restorantet, baret dhe supermarketet mbyllën dyert.

Temperaturat, siç e kemi përjetuar, kanë shkuar deri në 40 gradë celsius. Ministri i Energjisë në Malin e Zi, Sasa Mujoviç doli në televizionin kombëtar ku tha se ka pasur një rritje të papritur të konsumit energjetik si pasojë e temperaturave të larta.

BBC raporton edhe në lidhje me Shqipërinë, më saktësisht deklaratën e zv/kryeministres njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Në Shqipëri, zyrtarët thanë se e rikthyen energjinë elektrike pas gjysmë ore, por se kishte rrezik të lartë për të tjera “black out”-e, në një kohë kur përdorimi i energjisë është ende shumë i lartë”, shkruan BBC.

Media britanike thotë se në Ballkanin Perëndimor pavarësisht një përpjekjeje për të investuar në energjinë diellore, infrastruktura nuk është ende plotësisht e përgatitur për ndryshimin.

/a.r

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!