• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Berishës i ka ngel ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë”, Manjani: PD në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi

09/06/2025
in Politikë
“Berishës i ka ngel ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë”, Manjani: PD në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi

‘PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi’, kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit në disa qarqe.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, ai tha se rinumërimi nuk mund të ndryshojë asgjë në rezultatin e zgjedhjeve.

‘PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi. Këtu po diskutohet për një proces rinumërimi, për të bërë një farë riverifikimi për mënyrën se si është numëruar votat, a ka pasur ose jo gabime. Kjo shuan edhe çdo lloj dileme që vota është numëruar mirë ose gabim. Unë nuk besoj se ka devijim në numërim sepse PS dhe PD janë përgjegjëse zyrtare sepse kanë pasur numërues, nëse janë bërë pislliqe do të thotë se janë bërë vet. PD e kanë humbur busullën me deklarata që bënë’, tha ai.

Sipas Manjanit, PD nuk është më alternativë në zgjedhje.

‘Nuk besoj se PD mund të hyjë në një proces ndryshimi në kushtet ku gjendet. PD nuk identifikon sot asnjë grup social në vend që ta gjejë veten atje. Nuk ka një grup social që të jetë i identifikuar me këtë parti që të mbrojë interesat e tyre. Nuk mendoj se janë më alternativë. Këta hera e fundit që kanë fituar zgjedhjet është 2011 kur fituan bashkinë e Tiranës me ndihmën e LSI dhe ajo është hera e fundit që kanë fituar një palë zgjedhje dhe më vonë ata vetëm kanë humbur’, tha ai.

Manjani u ndal edhe tek akuzat e Sali Berishës se vendi është kthyer në një narkoshtet.

‘Sipas PD kështu është një narkoshtet dhe këtu janë të gjithë të droguar, çfarë të thuash. Këto janë fjalët që vjen nga fjalori i tyre. Edhe të iki Berisha dhe të vijë një tjetër, këta kanë kryer punë. Duhet që të ripahet gara në radhët e opozitës, jo vetëm të PD por të disa partive. Berisha është i vjetër në moshë kjo punë do energji dhe ai tashmë nuk mjafton për të drejtuar opozitën, por duhen më shumë garë. Berishës i ka ngel ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë’, tha ai.

Një koment e pati edhe për zgjatjen me 3 muaj të hetimeve për Ilir Metën nga SPAK. Ai tha se hetimet nuk duhet që të ishin shtyrë, sa kohë që Meta është marrë i pandehur.

‘Për Metën nuk e kuptojë shtyrjen e hetimeve nëse personi është marr i pandehur pse shtyhen hetimet. Nëse është marr i pandehur të çohet në gjyq. Nuk e di pse duhej shtyrë nëse hetimet kanë mbaruar’, tha ai.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!