• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha në krye të protestës së opozitës, Tirana bllokohet sot sërish

23/12/2024
in Politikë
Berisha në krye të protestës së opozitës, Tirana bllokohet sot sërish

Mbështetës të Partisë Demokratike, por edhe të partive të tjera opozitare do të mbajnë sot në mbrëmje protestën e radhës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ashtu edhe si herën e kaluar, protestuesit kanë në plan që prej orës 17:00 të bllokojnë disa nga akset kryesore të kryeqytetit dhe do të qëndrojnë aty për tre orë, duke shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve që në këtë moment të vitit pritet të jenë edhe më të shumta për shkak të festave dhe kthimit të emigrantëve.

Ndryshe në herët e tjera, në ballë të protestës do të jetë kreu i demokratëve Sali Berisha, i cili mungonte prej më shumë se një viti fizikisht në një manifestim në rrugë për shkak të masës së arrestit që Gjykata ishte caktuar ndaj tij në lidhje me dosjen “Partizani”.



Në thirrjet e tij ditë përpara, Berisha iu kërkoi qytetarëve të bashkohen në Tiranë, për të marrë pjesë në aktin më të madh të mosbindjes civile. Ai gjithashtu nga studio e A2 CNN paralajmëroi se protesta do të ketë surpriza.

Organizatorët kërkuan më herët leje në Policinë e Shtetit për këtë manifestim të radhës e cila edhe njëherë refuzoi të jetë dakord me bllokimin e akseve kryesore të kryeqytetit.

Sipas të dhënave akset që do të bllokohen janë: rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!