AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

by SHT Media
26/03/2026
in Politikë
6
0
“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Geri Kokalari  aktivist shqiptaro-amerikan foli për aferat e shpërthimit të Gërdecit.

Gjatë intervistës, ai rrëfeu takimin me Kosta Trebickën duke thënë se njiheshin përpara të ndodhte Gërdeci.

Pjesë nga intervista;

Sokol Balla: Në zyrën time kam të varur botimin e New York Times të dt. 27 mars që flet për municionet që çmontoheshin në Gërdec dhe ripaketoheshin për në Afganistan. Ju keni patur një rol në botimin e këtij artikulli, për të cilin z. Berisha e dini si e quajti.

Geri Kokalari: Një letër tualeti

Sokol Balla: Ishte një letër tualeti që tronditi politikën amerikane dhe shqiptare. Ju keni patur një rol në këtë artikull keni patur një aktivitetet shumë të fortë kontrollues ndaj dy qeverive. Cili ka qenë roli juaj?

Geri Kokalari: Mua më pëlqen të mendoj për veten time si një person me një dritë, dhe të zbuloj buburreca dhe zakonisht buburrecat largohen kur unë i drejtoj dritën por Kosta Trebickën unë e njihja nga më parë, përpara kësaj afere. Ai më kontaktoi në New York për arsye biznesi. Ai e dinte që unë isha i përfshirë në biznes dhe donte të më takonte, dhe qëndruam në kontakt përgjatë viteve. Në fakt unë e pash përgjatë luftës në Kosovë isha në Tiranë dhe e takova gjatë asaj kohe. U humbën pak lidhjet dhe pastaj po bënte pak zhurmë dhe në atë kohë unë mendoj se ai mendonte se nuk iu dha një marrëveshje e duhur për kontratën e armatimeve. Kur më mori mua në telefon më tha ‘Geri unë kam disa regjistrime të bisedimeve. Nuk dija asgjë për Diverolin në atë kohë, ka disa kopje të kontratave ka dokumente të ndryshme dhe ka informacione për kompani në Qipro. Më tha do ti shohësh, i thash patjetër, do të isha shumë i interesuar t’i shihja. Nisëm të flisnim për këto dhe mendova se ishte shumë e rëndësishme për t’u ekspozuar. Dikush si Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi dhe unë vura dritën mbi ta. Pash për një kohë për njerëz të ndryshëm në median amerikane dhe atë shqiptare mund ta kishim bërë shumë lehtë por e dija se impakti do të ishte shumë i limituar, do të ishte një histori në Shqipëri dhe pastaj do të vdiste brenda javës. Dhe e dija që të kishte impakt duhet të ishe në një platformë ndërkombëtare dhe pyeta për disa njerëz dhe u përballa me një gazetar fitues i çmimit Pulitzer ka kaluar shumë kohë në Afganistan. Nuk e dija në atë kohë por ai ishte edhe eksperti më i madh botëror për armët e zjarrit. E kontaktova dhe i thash kjo është historia, kjo është marrëveshja duan të shesin armët kineze a do ishe i interesuar? Më tha pse jo, pse nuk do isha i interesuar. Kjo ishte edhe shkëndija që ndezi zjarrin. Ne kaluam një kohë shumë të gjatë, duhet të kuptojmë se kur Kosta më kontaktoi mua për këtë ishte fundi i verës ai artikull doli në mars të 2008. Iu deshën 6 muaj New York Times të konfirmonte informacionin. Ishin 6 deri në 8 gazetarë të ndryshëm që punonin nga kontinente të ndryshme, nga Lindja e Mesme, nga New York, dhe po e shihnin me imtësi përpara se të shpërthenin lajmin. Dhe ndodhi të ishte një koincidencë që ndodhi që lajmi u publikua vetëm pak ditë pas shpërthimit të Gërdecit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.