AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron shoqërinë publike! (Miliona euro të bllokuara në Bruksel)

by Alb Times
03/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron shoqërinë publike! (Miliona euro të bllokuara në Bruksel)
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqëria aksionere publike që menaxhonte hapësirën ajrore të Shqipërisë, ka pushuar së ekzistuari.

Dy javë më parë, ministria e Ekonomisë në cilësinë e aksionerit të vetëm, ka miratuar çregjistrimin e Albcontrol sha.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit vendosi prishjen pa kaluar në likujdim të shoqërisë Albcontrol sh.a në zbatim të nenit 21 të ligjit Për Ofruesin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror” Albcontrol,” thuhet në vendimin e asamblesë së përgjithshme të aksionarit. Sipas vendimit, të drejtat dhe detyrimet e Albcontrol sh.a tashmë do të kalojnë tek Enti Publik Albcontrol, i cili do të jetë një ent jobuxhetor.

Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron

Mbyllja e shoqërisë publike Albcontrol dhe zëvendësimi i saj me një Ent Publik Jobuxhetor u sanksionua me një ligj të posaçëm dy vjet më parë, si një përpjekje për të shpëtuar paratë e gjobës Becchetti.

Por me sa duket kjo ishte një tentativë e dështuar, pasi të gjitha paratë që ka gjeneruar hapësira ajrore e Shqipërisë prej vitit 2020 mbahen të bllokuara në Bruksel dhe një pjesë e tyre madje janë konfiskuar përfundimisht nga biznesmeni italian.

Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar i Albcontrol, deri në fund të vitit të kaluar, shuma e bllokuar në llogaritë e Albcontrol tek Eurocontroli në Bruksel arriti në 18.3 miliardë lekë ose mbi 193 milionë euro.

Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron

Edhe pse tashmë kjo shumë ka kaluar detyrimin e gjobës Becchetti, sërish paratë mbeten aty dhe shteti shqiptar nuk mund të tërheqë dot asnjë qindarkë.

Bllokimi i miliardave në Bruksel e detyroi qeverinë të ndërhynte me paratë e qytetarëve për të bërë të mundur mbajtjen hapur të hapësirës ajrore dhe fluturimeve në Shqipëri.

Fillimisht qeveria dha disa kredi për Albpetrol përmes ministrisë së Financave dhe kompanive të tjera shtetërore, por në fillim të këtij viti, Këshilli i Ministrave detyroi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të kalojë 7 miliardë lekë tek Albcontrol, jo si hua, por si injektim kapitali.

Me pak fjalë, përmës këtij operacioni qytetarët shqiptarët paguan drejtëpërdrejtë paratë e gjobës 130 milionë euro të Becchettit, që erdhi pas sherreve personale të kryeministrit Edi Rama dhe oborrit të tij me biznesmenin italian./Kapital

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.