AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Bashkëpunimi me shqiptarët “pasuroi” zyrtarin e Policisë së Madridit, një milionë euro për çdo ngarkesë droge

by SHT Media
09/12/2024
in Botë
6
0
Bashkëpunimi me shqiptarët “pasuroi” zyrtarin e Policisë së Madridit, një milionë euro për çdo ngarkesë droge
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Óscar Sánchez Gil, ish-kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Fiskal (UDEF), nuk punoi i vetëm. Oficeri i policisë, i njohur si ‘El Anodino’, aktualisht i burgosur në burgun Estremera, kishte një ekip personash që punonin për të pastruar paratë që ai merrte nga operacionet e paligjshme që lidhen me trafikun e drogës.

Sipas mediave spanjolle, deri tani janë arrestuar gjashtë persona: Óscar Gil, gruaja e tij Noelia R.P. (gjithashtu agjente e Policisë Kombëtare), kunata e tij Yolanda R.P dhe tre burra të tjerë që ishin të angazhuar në pastrimin e parave.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim.



Në këtë fazë hetimi janë kryer kontrolle në shtëpi të ndryshme në Barcelonë dhe Madrid. Hetuesit besojnë se ish-kreu i UDEF-it fsheh rreth 27 milionë euro në një pronë tjetër në kryeqytet.

Ndërsa 20 milionë euro janë sekuestruar.

Hetuesit gjithashtu dyshojnë se ai fsheh edhe 15 milionë euro të tjera në kriptovaluta.

Dubai

Të gjitha rrugët të çojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Hetuesit dyshojnë se në Dubai mbahet një pjesë tjetër e parave që janë fituar nga trafiku i drogës i kryer nga ai që njihet si “Karteli Ballkanik” një organizatë mafioze me origjinë shqiptare dhe përgjegjëse për operacionet më të mëdha të hyrjes së kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut në vitet e fundit.

Hetimet nisën pas sekuestrimit të sasisë më të madhe të kokainës që është kapur ndonjëherë në Spanjë, 13 ton drogë që u gjetën në një kontejer në portin e Algeciras. Droga vinte nga Ekuadori.

Droga i përkiste grupit të shqiptarëve, ndërsa i përfshirë ishte edhe Óscar Sánchez Gil.

Hetuesit besojnë se Óscar Sánchez Gil bashkëpunonte me mafiozët në Evropën Lindore për t’i ndihmuar ata të çonin mallin në mënyrë të sigurt në portet spanjolle pa u zbuluar nga policia.

Pozicioni i tij i lejonte t’i jepte informacion trafikantëve të drogës në mënyrë që ata të mund ta futnin drogën në mënyrë të sigurt në Spanjë. Në këmbim, ish-kreu i UDEF-it do të merrte deri në një milion euro për çdo dërgesë.

Në fazën e parë të operacionit, 20 milionë euro cash u gjetën të fshehura në shtëpinë e Óscar dhe Noelia, një rezidencë luksoze në komunën e Alcalá de Henares, së bashku me një koleksion makinash luksoze. Ndërsa 27 milionë  euro të cilat dyshohet se i fsheh si dhe pasuria në kriptovaluta nuk janë gjetur ende.

Nuk ka asnjë marrëveshje

Çifti i policisë aktualisht ndodhet pas hekurave. Óscar dhe gruaja e tij kanë dy vajza të mitura. Siç raportohet nga El Confidencial, hetuesit i kanë propozuar një marrëveshje Sanchez Gil, nëse ai do të pranojë ku i ka fshehur paratë, gruaja e tij do të lirohet me kush për t’u kujdesur për fëmijët. Por Sánchez Gil refuzoi ofertën.

Megjithatë, dyshohet se një pjesë e madhe e parave të përfituara nga trafiku i drogës mund të fshihen në Dubai. Dhe ky është një problem, pasi vendi i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk bashkëpunon me vendet e tjera për hetimet dhe as për ekstradime.

Autoritetet e Dubait janë një mur i pakapërcyeshëm për operacione të mëdha kundër pastrimit të parave.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.