• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

14/01/2026
in Politikë
“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

Me vizitën zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, vijon turin e diplomacisë parlamentare shqiptare për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në këtë kuadër, ai zhvilloi një takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Lorenzo Fontana.

Kryetari Peleshi theksoi se Italia mbetet partnere strategjike e Shqipërisë dhe një nga aleatet më të fuqishme në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Ai nënvizoi se Shqipëria është vendi kandidat që po ecën më shpejt, me më shumë vendosmëri dhe qartësi drejt BE-së, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka një rol udhëheqës në procesin e anëtarësimit. Peleshi vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria dhe shqiptarët janë faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për integrimin euroatlantik të Kosovës. Ai riafirmoi se Bashkimi Europian është destinacioni i vetëm strategjik për Ballkanin Perëndimor.

Nga ana e tij, Presidenti Fontana e cilësoi Italinë një mike të ngushtë dhe partnere strategjike të Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet dypalëshe janë në një nivel të shkëlqyer. Ai rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Italisë për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si në aspektin politik ashtu edhe në atë teknik, duke nënvizuar se Dhoma e Deputetëve do të vijojë të nxisë këtë mbështetje.

Fontana theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në mbështetje të bashkëpunimit kulturor, arsimor, universitar, në turizëm dhe në fushën e mbrojtjes, si elementë thelbësorë për Europën, Ballkanin dhe Mesdheun. Ai vlerësoi komunitetin shqiptar në Itali si një komunitet të jashtëzakonshëm dhe riafirmoi mbështetjen e Italisë për integrimin euroatlantik të Kosovës, si kontribut për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Në takim u vlerësua gjithashtu zbatimi i Marrëveshjes së Pensioneve, për të cilën deri tani janë regjistruar rreth 3500 aplikime.

U nënvizua gjithashtu rëndësia strategjike e Korridorit VIII, si një korridor kyç për konektivitetin, zhvillimin ekonomik, energjinë dhe sigurinë.

Të dy palët ranë dakord për vijimin e një bashkëpunimi intensiv parlamentar në të gjitha nivelet, përfshirë komisionet parlamentare dhe grupet e miqësisë.

Në këtë vizitë zyrtare, Kryetari i Kuvendit shoqërohet nga deputetët Ogerta Manastirliu, Ermal Elezi, Skënder Pashaj dhe Eriona Ismaili, pjestarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Italinë, si edhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!