AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Basha i shkeli syrin Ramës”, Flutura Açka: Berisha të largohet urgjentisht!

by SHT Media
26/05/2025
in Politikë
6
0
“Basha i shkeli syrin Ramës”, Flutura Açka: Berisha të largohet urgjentisht!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, tha se rezultati i opozitës në zgjedhjet e 11 majit është i turpshëm, pasi i mundësoi Edi Ramës të qëndronte në pushtet, madje duke shtuar vendet në Parlament.

“Strukturat dhe grupi parlamentar që është ende, duhet të bëjë një analizë pse ne i kemi dhënë Ramës 83 mandate të frikshme”, tha ajo në një intervistë në “Off the Record” nga Andrea Danglli.

“Në betejën e tij personale, zoti Berisha ka fituar. Edhe politikisht. Tani nuk është më një grup me 10 vetë, por me 42. Çështja është, a është kjo një fuqi në Parlament, për të ndryshuar, për të vendosur? Jo! Sepse mund të jetë besnikësh të tij personalë por jo një armatë që mban përgjegjësi dhe mund të ndikojë në jetën politike shqiptare. Bashkë në Parlament nuk do të ndikojnë. Kjo është gjëja më e trishtueshme e këtij Parlamenti. Aq më shumë që pritet të ketë probleme. Sepse përderisa zoti Berisha nuk i pranon zgjedhjet, do të thotë që nuk do të hyjë në Parlament. Atëherë, çfarë presim…?”.

“Zoti Berisha, pavarësisht se sot, nuk është më kryetari i Partisë, sipas atij statuti, jo sipas dëshirës sime, kjo nuk do të thotë që partia nuk mund të hyjë në proces reflektimi, analize. Edhe vetë zoti Berisha mund ta drejtojë këtë proces. Madje mund të fusë partinë në zgjedhje dhe ata që mëtojnë të jenë kryetarë, ne t’i njohim, t’i shohim çfarë projekti politik kanë dhe çfarë garancie i japin demokratëve. Nëse nuk ndodh kjo, PD do të kthehet në bunkerizimin e vet, me ata njerëz që janë besnike të zotit Berisha… Mendoj se zoti Berisha ka edhe përgjegjësinë finale para se të largohet që ta çojë PD drejt demokratizimit”, shtoi zonja Açka.

Ajo komentoi edhe rezultatin tepër të dobët të Koalicionit Euroatlantik, të udhëhequr nga Lulzim Basha, i cili nuk arriti të siguronte qoftë edhe një mandat për veten e tij.

“Nuk kam qenë vitin e fundit pranë zhvillimeve të grupit të tij, por edhe kjo shkelja e syrit dhe ky komunikim nga larg me Ramën, ndoshta e dëmtuan pak. Ndoshta duke dashur të tërheqë më shumë vëmendje, duke u detyruar politikisht, mund ta ketë dëmtuar. Por fakti pse nuk ndihmoi që të krijohej poli i tretë, që forcat e reja të ishin bashkë dhe votat e shqiptarëve të shkonte aty ku i takonte… Me sa kam parë ka qenë mungesë përgjegjësia edhe për votuesit e vet”, tha ajo.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.