• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Balla: Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit

15/04/2024
in Kronikë
Balla: Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit

Ata që ngrenë dorë kundër punonjësit të Policisë së Shtetit, do të përballen me reagimin e ashpër të shtetit dhe të drejtësisë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë një mesazh të fortë nga Mallakastra, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në 25-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Hetem Dushkaj.

“Mesazhi që dua të përcjell sot është i qartë: Kush ngre dorë kundër punonjësit të Policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Ajo çka dua t’u them familjarëve të heroit të Policisë së Shtetit, Hetem Dushkaj, është që angazhimi im si Ministër, do të jetë që, bashkërisht me Policinë e Shtetit, të bëjmë gjithçka nevojitet, që përgjegjësit e këtij krimi të vendosen sa më shpejt përpara drejtësisë. Bashkërisht, me Policinë e Shtetit do të vijojmë gjithashtu procedurat për shpalljen Dëshmor i Atdheut të ish-punonjësit Hetem Dushkaj, në shenjë mirënjohjeje ndaj sakrificës së tij”, u shpreh Balla në fjalën e rastit.

Inspektori Dushkaj, ish-punonjës i Komisariatit të Policisë Mallakastër, ishte ngarkuar me detyrën e ruajtjes së objektit të Uzinës së Naftës në Ballsh. Pikërisht, kjo detyrë u bë shkak për përballjen me keqbërësit, që tentuan të cenojnë sigurinë e objektit, të ruajtur me përkushtim e shpirt sakrifice nga Inspektori Dushkaj, e më pas për vrasjen e tij me armë zjarri disa ditë më pas, në shenjë hakmarrjeje, nga e njëjta dorë kriminale.

“Kurajoja dhe përkushtimi i inspektorit Hetem Dushkaj në ushtrimin e detyrës mishërojnë vlerat më të larta të organizatës Policisë së Shtetit, burim frymëzimi për të gjithë brezat e rinj të punonjësve të Policisë. Siç e kam thënë edhe në raste të tjera të përkujtimit të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës, kemi përgjegjësinë që t’i përkujtojmë përjetësisht ata pasi gjaku i Policisë është gjaku i shtetit. Policia e Shtetit kudo i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, duke qenë në vijë të parë dhe përplasje të përditshme me kriminelë e keqbërës”, nënvizoi kreu i ministrisë së Brendshme.

/a.r

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!