• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, përplasje e akuza në gjyq/ Ramazan Rraja: Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe. Donin t’më vrisnin familjen, por..

12/01/2026
in Kronikë, Kryesore
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, përplasje e akuza në gjyq/ Ramazan Rraja: Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe. Donin t’më vrisnin familjen, por..

 

U zhvillua sot seanca e radhës në GJKKO për atentatin e bujshëm të 1 nëntorit 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit, te mbikalimi i “Shkozetit”, ku iu bë atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet i PD, mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi” dhe shoferit të magjistratit, Andi Maloku. 

Ky i fundit mbeti i vrarë nga sulmi, kurse dy të tjerët u plagosën. 

Për krimin SPAK ka marrë nën akuzë një grup të strukturuar kriminal që e ka vënë para përgjegjësisë penale dhe sot u dhanë dëshmitë e radhës në sallë, ku nuk munguan përplasjet dhe tensionet. 

Seanca me kërkesë të Plarent Dervishajt (Foto poshtë bashkë me Ramazan Rrajën) dhe Julian Meçes u shty nga GJKKO, teksa do ndërrohet edhe avokati. 

Dëshmitari Erigen Toska tha: 

“Kam pasur makinë në pronësi Mercedes Benz, ngjyra gri në vitin 2019. Një kopje çelësash kam pasur për ketë automjet. Në shtator të 2019 e kam parkuar në darkë posh banesës. Të nesërmen shkoj në vendin ku kam parkuar mjetin dhe nuk e gjej mjetin aty. Kam bërë më pas kallëzim në komisariatin numër 6 në Tiranë. 2-3 muaj më pas më ka marrë policia ne telefon, më kanë pyetur, për makinën. Çelsin e kam pas dorëzu tek policia. Kur eshtë bërë kallëzimi. 

Plarent Dervishi e pyeti nëse e ka thirrur i njëjti prokuror edhe në një gjyq tjetër? 

Toska u përgjigj se “jo nuk me kanë thirr”. 

“Si ka mundësi që ky dëshmitar kaq i rëndësishëm nuk është thirr tek procesi i Ariol Halilat dhe Redian Rrajës. Kaq kisha zotëri je i lirë mund të ikësh. Dervishaj diskuton me gjykatën, për pyetjen”, vijoi kundërshtimi nga pala e akuzuar. 

Në dëshminë e tij, i akuzuari Ramazan Rraja tha se: 

“Në 2019 kam qenë edhe në Shqipëri edhe jashtë, nuk e mbaj mend mirë, në cilat periudha. Nuk kam qenë i punësuar para së të arrestohem. Nuk kam pas konflikt në Durrës dhe as diku tjetër. Plarentin e njoh, Refianin e kam kushuri, të tjerët jo i kam njohur të gjithë në burg. Unë kam pas të njëjtin numër nga 2017 deri në momentin e arrestimit mos gaboj është në emrin tim. Për lokalin “Sodiak” e di ku ndodhet, se njoh pronarin por kam qenë vëtëm 1 herë. Nuk e njoh Arjan Ndojn, Aleksandër Lahon as Andi Malokun, i kam parë në tv. Nuk kam pasur aplikavion të enkriptuar. Nuk e njoh Ervin Maten, nuk di ku bie hotel Viktoria. Në burg ndodhem se me keni fut ju, nuk kam ardh me dëshirë të madhe. I nderuar zoti prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtësinë dhe ju, unë se kam idenë për çfarë kam siguruar kushte, për askënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuat me askënd, nuk i ka ndodh asgjë Genci Malokut, se di pse me akuzoni. 

“A keni dijeni që familja e Genci Malokut kanë ardh tek familja juaj?”, e pyeti prokurori 

Rraja tha: 

“Kam dijeni për këtë por kam parë në tv që ata kanë dashur të vrasin familjarët e mi, por ka dasht zoti që ne e bëjm gjumin rehat”. 

Ai u pyet edhe nëse kishte dijeni për një detyrim monetar ndaj Plurent Dervishajt. 

“Në dijeninë time nuk i kam askujt, kemi pi kafen me Dervishajn dhe na ka pagu kafen por detyrim tjetër si kam askujt”. 

Dervishaj e pyeti: 

“Më datë 1 nëntor kur ka ndodh atentati, mund te na thoni ku keni qenë?”. 

Rraja: Kam qënë jashtë shqipërisë para dhe pas ngjarjes. 

I bashkpandehuri Bashkim Haxhia mohoi dëshminë: 

“Nuk dua të jap dëshmi”, u shpreh ai në sallë. 

Kurse i bashkpandehuri Endrit Sinani e pasoi me të njëjtën deklaratë. 

Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecen nëse do japin pëlqimin do të pyeten në seancën tjetër. 

Plarent Dervishaj tha gjithashtu se: 

“Kam bërë aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti dhe pa këto nuk zgjedh dot avokat. Sot avokati im është lodhur shumë ndihet shume i lodhur nga pyetjet që ka bërë”. 

Julian Meçe u shpreh: 

“Unë do doja t’i përgjigjesha, prokurorit, që kur kam ardh nuk më kanë marrë në pyetje, do doja t’i përgjigjesha, por çfarë t’i përgjigjem kur këta nuk duan. Më duket si mosdëshirë për të zbuluar të vërtetën. Nuk jap pëlqimin që t’i përgjigjem pyetjeve të organit të akuzës”. 

Në fund u kërkua që të shtyhet seanca, deri sa Plarent Dervishaj të zgjedhë një avokat tjetër. 

Avokati kryesisht jep dorëheqjen nga mbrojta pasi sipas tij është paragjykuar në këtë proces. Në fund seanca u shty për datë tjetër. 

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!