AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Ata që bëjnë kotece i mbysni ju”, Salianji replika me Hoxhën, ministri: Korrik-Gusht ndodhën 12 vrasje, dy prej tyre ende të pazbuluara

by SHT Media
23/09/2024
in Politikë
6
0
“Ata që bëjnë kotece i mbysni ju”, Salianji replika me Hoxhën, ministri: Korrik-Gusht ndodhën 12 vrasje, dy prej tyre ende të pazbuluara
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Komisionin e Sigurisë u mbajt sot seanca dëgjimore e kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha.

Deputetët ë PD kanë kërkuar shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij deputeti Ervin Salianji iu drejtua ministrit Hoxha duke i thënë nëse kanë zbuluar autorët e ngjarjeve të rënda kriminale, si të shtënat me armë ndaj policisë në Malësinë e Madhe, apo dhe vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit.

“Kanë ndodhur 12 vrasje, janë zbuluar 10, sa keni arrestuar ju? Doni t’u them për ngjarjet e rënda? Është arrestuar ai i moshuari që u vra atë në azil, ai në azil është mezi lëviz… ja po të them të tjerët… problem është moszbulueshmëria e ngjarjeve të rënda.

Kanë gjuajtur me armë policinë në Malësi të Madhe, dini gjë kush e ka bërë atë? T’i kanë vënë tritol gjyqtarit në Shkodër, keni zbuluar gjë? Këtu ku goditen themelet e autoritetit të shtetit. Këta që ndërtojnë një kotec, një suvatim, këta i mbysni ju.

Si këto ndërtimet mu në mes të Tiranës, kapni dot atë, dini dot gjë? Është 8 kate mu në mes të Tiranës, po mbyllet, tani këto janë krimet që nuk kapni dot.

A ndjeni përgjegjësi meqë jeni ministër i ri por jeni i Brendshëm, për fshehjen e ngjarjes në Pogradec?

Risk është, se fati të shpëton, se të jetë për policinë… A keni nevojë për amendim, meqë jemi te ky shteti i ri, do ketë polici apo do jetë sovran dhe do ketë polici më vete?”, tha Salianji me ironi.

***

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në fjalën e tij në seancën dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, kërkuar nga deputetët demokratë, ka raportuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Hoxha deklaroi se situata e rendit dhe qetësisë publike është e qëndrueshme, ndërsa shprehu rezerva mbi rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit.

“Situata e rendit dhe qetësisë publike në vend është shumë e qëndrueshme, Kjo bazohet në fakte dhe statistika. Nuk jam i kënaqur për rezultatet e deritanishme të policisë së shtetit, por ajo do e lartësojë këtë mision në vijim. S’ka lidhje me mjegullën dhe paragjykimet të cilat janë ngritur për gjendjen e rendit në vend. Ju siguroj se kam gjetur një polici të konsoliduar.

Rendi dhe siguria në vend në parametra shumë të mirë, krahasimi me vendet anëtare të BE. Kemi patur sezon me zero ngjarje kriminale në vend me turistë të huaj.

Numri i automjeteve që kanë hyrë dhe dalë kaloi shifrën 7 mln. Numri i jetëve nga aksidentet u ul me 17%, ose 21 jetë të shpëtuara më shumë se gjatë 2023”, u shpreh Hoxha.

Ministri deklaroi më tej se gjatë periudhës korrik-giusht 2024, kanë ndodhur 12 vrasje, 10 prej të vilave janë zbuluar. Po ashtu, në të njëjtën periudhë kohore, janë parandaliuar 12 tentativë vrasjesh.

Duke iu referuar periudhës 8 mujore, ministri tha se janë regjistruar 28 vrasje nga 35 që kanë ndodhur gjatë vitit 2023.

“Vërtetë që në gusht pati rritje të vrasjeve, krahasuar me muajt e tjerë, por në analizën e treguesve të 8-mujorit mbi statistikat e ngjarjeve kriminale, jemi pothuajse në të njëjtat parametra sigurie si në 2023.

Përgjatë korrik-gusht 2024, kanë ndodhur 12 vrasje, nga të cilat kanë zbuluar 10 prej tyre. Janë parandaluar 12 tentativa vrasje, ky numër tregon reagimin e mirë të policisë së shtetit. Janë regjistruar 28 vrasje, nga 35 që ka patur në 2023”, tha ai.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.