AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Asambleja e OKB-së, Begaj dhe Spiropali drejt SHBA. Çfarë pritet në sesionin e 80?

by SHT Media
21/09/2025
in Politikë
6
0
Asambleja e OKB-së, Begaj dhe Spiropali drejt SHBA. Çfarë pritet në sesionin e 80?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme janë nisur sot, 21 shtator, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Begaj do të jetë Kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në New York në datat 22-27 shtator 2025.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe. Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

Edhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB. Po ashtu, ajo do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Duke u mbështetur në rolin e saj aktiv në organizmat e OKB-së, Shqipëria do vijojë të avokojë për diplomaci shumëpalëshe gjithëpërfshirëse, si e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat globale.

Çfarë pritet në sesionin e 80-të të Asamblesë

 

Seanca e 80-të do të hapet nën moton “Better Together: 80 years and more for peace, development and human rights”. Kjo vë theksin te bashkëpunimi global për paqe, zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejta njerëzore.

Presidentja e Asamblesë, Annalena Baerbock ka bërë thirrje që OKB të reformohet dhe të adaptohet ndaj krizave të tanishme, konfliktet, pabarazitë, kriza klimatike, dhe sfidat teknologjike si inteligjenca artificiale.

Në fokus është gjithashtu iniciativë e quajtur UN80, e propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm Guterres, për të përmirësuar efikasitetin e OKB-së, për ta modernizuar dhe për ta bërë më fleksibël dhe përgjegjëse në përballimin e sfidave globale.

Do të diskutohet për luftërat dhe konfliktet e vazhdueshme, Gaza dhe Ukraina. Po ashtu, emergjencat humanitare dhe kriza e refugjatëve, financimi për zhvillim (SDG-të), mbrojtja e të drejtave të njeriut, dhe roli i multilateralizmit.

Një tjetër element i rëndësishëm është reduktimi i financave për disa projekte të OKB-së, mungesa e kontributeve prej disa vendeve dhe sfida për mbajtjen e operacioneve paqeprurëse dhe të shërbimeve humanitare.

Anëtarët do të angazhohen gjithashtu në takime dypalëshe dhe aktivitete sipas temave të ndryshme, ku pritet të diskutohet bashkëpunimi ndërkombëtar, zhvillimi dhe strategjitë për të përballuar të ardhmen.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja
  • ‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.