AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Arrestohet në Abu Dhabi shqiptari i dyshuar për atentatin ndaj gazetarit italian

by SHT Media
20/10/2025
in Kronikë
6
0
Arrestohet në Abu Dhabi shqiptari i dyshuar për atentatin ndaj gazetarit italian
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas shqiptar me inicialet A.S, i kërkuar nga prokurorët e Drejtorisë Antimafia në Itali, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëkombasit të tij Selavdi Shehaj, i njohur si “Passerotto”, i cili u ekzekutua më 20 shtator pesë vite më parë në plazhin e Torvaianica. Siç shkruan Corriere Della Sera, vrasja dyshohet të ketë qenë pjesë e një përplasjeje mes klaneve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, me metoda të dhunshme tipike mafioze.

A.S u identifikua falë bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë dhe hetuesve lokalë. Hetimet e përbashkëta mes karabinierëve dhe policisë kishin zbuluar më herët se vrasësi me pagesë, Raoul Esteban Calderón, i dënuar me burgim të përjetshëm edhe për vrasjen e Fabrizio Piscitelli (i njohur si “Diabolik”, lider i tifozëve ultras të Lazios i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë) ishte paguar nga shqiptari A.S për të kryer edhe vrasjen e Shehajt, kundrejt një shume prej 150 mijë eurosh.

A.S është dënuar së bashku me Giuseppe Molisso-n, një tjetër figurë e rëndësishme e trafikut të drogës në Romë. Të dy janë pjesë e hetimeve të fundit që lidhen me atentatin ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranuçi, autor i emisionit “Report”, i cili u sulmua të enjten e kaluar në mbrëmje pranë banesës së tij në Campo Ascolano, një lagje e Pomezias, afër zonës së Torvaianicës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

03/11/2026

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

03/11/2026

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

03/11/2026

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

03/11/2026

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

03/11/2026

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

03/11/2026

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

03/11/2026

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

03/11/2026

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

03/11/2026

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

03/11/2026

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

03/11/2026

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

03/11/2026

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in
  • Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.