• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

14/01/2026
in Kronikë
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se është shkelur protokolli, në transportimin e Altin Ndocit nga burgu në Spitalin e Durrësit, nga ku 38-vjeçari arriti që të arratisej. 

Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Softa u shpreh se duhet të ketë një hetim dhe çështja t’i kalojë SPAK-ut. 

“Është një shkelje e rëndë e protokollit, kërkon një hetim, mendoj që nuk është një koecidencë. Duhet parë si ka qenë kjo praktikë në rastin e personit në fjalë dhe a është e njëjta praktikë e shoqërimit të personave të tjerë, të cilët për arsye shëndetësore shoqërohen drejt këtij spitali. Këtu mendoj se ka vend për t’u marrë SPAK, sepse ndoshta kemi të bëjmë me shpërdorim detyre dhe personat e përfshirë, mund të përbëjnë grup. Faktin që kemi mos kërkesën që të jetë Policia e Shtetit, ambienti ku ka ndaluar automjeti, vendi i zënë me automjete, është premisë.”, theksoi ai. 

Sipas ekspertit, Ndoci duhet të shoqërohej nga të paktën 4 efektivë. 

“Mund të kishim rrezikim të drejtuesve të sigurisë, por ky protokoll tregon situatë të papranueshme. Po flasim për një person të një shkalle të lartë të rrezikshmërisë. Numri i personave që shoqërojnë, nuk mund të jenë më pak se 3. Kur flasim për persona me rrezikshmëri të lartë, nuk mund të jenë më pak se 4 ose 5. Në rastin konkret, shikoni në çfarë gjendje të mjerueshme është ky shërbim i sigurisë.”, shtoi Softa. 

Ndër të tjera, eksperti deklaroi se për transportimin e tij duhet të ishte njoftuar SPAK dhe Policia e Shtetit. 

“Çdo lëvizje që bëhet jashtë sistemit të sigurisë, qoftë edhe për një vizitë mjekësore, duhet të kishte dy njoftime, SPAK dhe Policia e Shtetit. E para për autorizim, e dyta për masë shtesë sigurie. Duhet të ishte i hapur ambienti nga automjetet, vendi ku duhet të qëndronte ishte në afërsi të derës së spitalit. Masa para dalës, gjatë transportimit nga makina, në brendësi të spitalit, deri te dhoma. Nëse ka kërkuar të shkojë në tualet, heqja e prangave bëhet me autorizim. Pse duhet t’i hiqeshin prangat? Duhet të bëhej kontrolli i tij. Mënyra e tij është e papranueshme, ndoshta edhe e qëllimshme.”, tha ai. 

Softa nënvizoi se Ndoci ka komunikuar me grupin që e priste jashtë ambienteve të spitalit dhe duket se arratisja ishte e planifikuar. 

“Protokolli është ai që keni parë, pra ato masa të larta sigurie, që për një politikan, për efekt të kamerave, dhe sensibilizimit të opinionit ku vëmendja është maksimale, protokollet janë zbatuar në mënyrë korrekte. Kurse në rastin e një personi të tillë, me shkallë të lartë rrezikshmërie, do të kërkonte edhe forca speciale të mirëorganizuara. A ka pasur një plan arratisje, a ka pasur ndonjë bashkëpunëtor brenda strukturave të burgut. Fakti që makina që e priste ka pasur targa të vjedhura, ora dhe vendi që priste, informacioni që personi ka pasur, për vizitën, kjo tregon se ka pasur informacion midis subjektit, i cili u largua dhe grupit që po priste. 

Nuk mund të ketë telefon askush, në paraburgim apo në burg. Duhet të jenë telefonat e burgut, duhet të ketë një sistem bllokimi valësh, nuk mund ta përdorësh pa autorizim. Kontrolli i mbajtjes së telefonave është problem serioz. Nëse ka ndodhur që është komunikuar me telefonin e burgut, duhet të zbardhen bisedat.”, përfundoi eksperti Softa. 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!