AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Analiza/ Pse Libani është një shtet kaq i brishtë?

by SHT Media
02/10/2024
in Botë
6
0
Analiza/ Pse Libani është një shtet kaq i brishtë?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mesin e javës së kaluar në Nju Jork, kryeministri libanez Najib Mikati tha se Izraeli po zhvillon një “luftë të pistë” kundër Libanit. Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e paprecedentë në Liban dhe për vrasjen e qindra civilëve brenda disa ditësh, “përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët”, tha Mikati. Për këtë, shtoi ai, shpreson në një deklaratë të përbashkët të Francës dhe SHBA-së, e cila do të merrte mbështetje ndërkombëtare dhe që do t’i jepte fund “luftës”. Izraeli, megjithatë, e hodhi poshtë këtë të martën duke nisur edhe ofensivën tokësore në Liban.

Fjalimi tregon se qeveria libaneze është kryesisht e pafuqishme në konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut. Ajo nuk ka ndikim të rëndësishëm as në veprimet e Izraelit dhe as të Hezbollahut. Këto ditë dobësia kronike e qeverisë dhe shtetit libanez po demonstrohet në mënyrë dramatike.

Një histori e gjatë dobësie e qeverisë dhe e shtetit

Kjo dobësi ka një histori të gjatë. “Libani u themelua në fillim të shekullit të 20-të si një shtet i maronitëve të krishterë në aleancë me fuqinë mbrojtëse, Francën,” kujton Markus Schneider, kreu i Projektit Rajonal për Paqen dhe Sigurinë në Lindjen e Mesme, në zyrën përfaqësuese të Fondacioni gjerman Friedrich Ebert në Bejrut. “Problemi fillestar ishte se shteti përfshinte që në fillim zona të mëdha me popullsi jomaronite. Konfesionalizmi ishte përfundimisht një kompromis për të përfshirë grupe të tjera të popullsisë. Por kjo pengoi formimin e një identiteti dhe shteti të fortë kombëtar”.

Një strukturë e tillë konfesionale u dobësua më tej nga lufta civile libaneze që shpërtheu në vitin 1975, në të cilën tre grupet më të mëdha fetare në vend – shiitët, sunitët dhe të krishterët maronitë – u përplasën me njëri-tjetrin. Pas përfundimit të luftës në vitin 1990, Libani krijoi një sistem të ekuilibruar konfesional, i cili supozohej të harmonizonte interesat e grupeve të ndryshme fetare. “Ky sistem, megjithatë, ka bërë që këto grupe të përpiqen vazhdimisht të ndjekin interesat e tyre në kurriz të grupeve të tjera,” thotë Schneider. “Ai po vazhdon të dobësojë shtetin dhe kjo shihet, për shembull, në faktin se vendi nuk ka arritur të bjerë dakord për zgjedhjen e presidentit të shtetit që nga viti 2022.

Ndarja në shoqëri është e lidhur edhe me korrupsionin e përhapur. “Nëse nuk ka një shtet të fortë, i cili do të luftonte kundër forcave centrifugale brenda vendit dhe institucioneve, është e lehtë të krijohet një sistem i oligarkëve në të cilin secili lufton për interesat e veta”, përfundon Schneider.

Hezbollahu i pamëshirshëm

Përveç kësaj, vendi vuan nga Hezbollahu Shiit, një organizatë e cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA, Gjermania dhe disa shtete arabe sunite. Hezbollahu u krijua në vitin 1982 gjatë luftës civile në Liban. Që në fillim, ai mori mbështetje të konsiderueshme nga Irani, veçanërisht mbështetje ushtarake. Ekspertët që punojnë për Qendrën Wilson, e cila është e vendosur në Uashington, e kanë karakterizuar krahun e armatosur të Hezbollahut si “forca më e fuqishme ushtarake joshtetërore në Lindjen e Mesme dhe ndoshta në botë” që në vitin 2022. Është Hezbollahu që, pas fillimit të luftës në Gaza, vjeshtën e kaluar, hodhi raketa në drejtim të Izraelit – pa asnjë konsultim me pjesën tjetër të popullsisë libaneze. “Në thelb, Hezbollahu ka marrë peng politikën libaneze dhe Libanin,” thotë ekspertja e Lindjes së Mesme Kelly Petillo nga instituti në Berlin, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, duke përshkruar kështu strategjinë bazë të paraushtarakëve shiitë.

Dobësia e shtetit reflektohet edhe në pasivitetin e ushtrisë libaneze. Sidomos në jug të Libanit gjendet në dilemë: në bazë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit, aty bashkëpunon me forcën paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL. Të dyja palët kanë nga 15.000 ushtarë secila. Prania e tyre lidhet me luftën e Libanit të vitit 2006: kur Izraeli mori pozicione në jug të Libanit. Nëse trupat izraelite tërhiqen një ditë, këto dy formacione ushtarake duhet së bashku të sigurojnë që njësitë e armatosura paraushtarake libaneze të mos vijnë në këto vende. Vetëm trupat e autorizuara nga qeveria libaneze duhet të jenë të pranishme në zonë. Megjithatë, Hezbollahu deri më tani nuk e ka respektuar këtë dispozitë: ai është ende i pranishëm në zonë.

Ushtria libaneze, në aspektin ushtarak, është relativisht e dobët. Sipas Indeksit Global Firepower, i cili krahason fuqinë ushtarake të ushtrive kombëtare në mbarë botën, ushtria libaneze renditet e 118-ta nga gjithsej 145 forca të armatosura. Nuk do të mund t’i bënte rezistencë serioze ushtrisë izraelite, e cila renditet e 17-ta sipas të njëjtit indeks. Po kështu, kjo forcë nuk është në gjendje të mbisundojë ushtarakisht as Hezbollahun. “Kjo mund ta çojë Libanin në luftë civile,” thotë Markus Schneider.

Problemi më i madh i ushtrisë libaneze ishte dhe është akoma – ai politik. Duke qenë se ushtria nuk është nën kontrollin e një grupi të vetëm konfesional, ajo përgjithësisht konsiderohet si një nga institucionet e pakta mbikonfesionale në vend, thotë Schneider. “Megjithatë, ushtria është e dobësuar edhe nga kriza shtetërore dhe ekonomike. Prandaj e mbështesin financiarisht, sidomos kur bëhet fjalë për pagat. Pas kësaj qëndron shqetësimi se, në rast të kolapsit të ushtrisë, mund të bjerë edhe i gjithë sistemi shtetëror libanez. Problemet politike të vendit, megjithatë nuk mund të zgjidhen me ushtrinë”./DW/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.