• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Analiza e REL: Rutte përballë testit të parë të madh në NATO

25/05/2025
in Botë
Analiza e REL: Rutte përballë testit të parë të madh në NATO

Kanë filluar përgatitjet për atë që mund të jetë samiti më i ndërlikuar i NATO-s ndër vite, si dhe testi i parë i vërtetë për Mark Rutte-n si Sekretar i Përgjithshëm. Samiti do të mbahet në fund të qershorit në ambiente të njohura për Rutten, ish-kryeministër i Holandës, në qytetin e tij të lindjes, Hagë.

Sipas zyrtarëve të NATO-s që kanë folur me Radion Evropa e Lirë, Rutte-s do t’i nevojiten të gjitha aftësitë e tij diplomatike për t’u siguruar që samiti të jetë i suksesshëm. Sukses nënkupton, sipas tyre, që presidenti i paparashikueshëm amerikan, Donald Trump, të mbetet i kënaqur. Skenari i tyre më i keq është ai i samitit të trazuar të NATO-s në vitin 2018 në Bruksel, gjatë mandatit të parë të Trumpit, kur një video e një shkëmbimi të tensionuar me shefin atëhershëm Jens Stoltenberg, e përshkroi atmosferën e gjithë takimit. Më vonë atë ditë, Trump kërcënoi se do ta tërhiqte SHBA-në nga aleanca ushtarake nëse aleatët evropianë nuk do t’i rrisnin shpenzimet për mbrojtje.

“Pëshpëritësi i Trumpit”
Raportohet se Rutte luajti një rol kyç për ta bindur presidentin amerikan se NATO-ja ia vlen, dhe kjo ndikoi në krijimin e reputacionit të tij si një nga “pëshpëritësit e Trumpit” në Evropë, një epitet që në fund e ndihmoi Rutten të emërohej shef i NATO-s gjashtë vjet më vonë.

Megjithëse shumë gjëra kanë ndodhur në botë prej atëherë, Trumpi do të shkojë në Holandë me të njëjtin mesazh: rrisni shpenzimet për mbrojtjen. Askush nuk beson se ai do të kërcënojë me tërheqje nga aleanca, pasi të gjithë zyrtarët amerikanë – përfshirë anëtarë të lartë të kabinetit si sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth – kanë udhëtuar kohët e fundit në Bruksel me mesazhin se Washingtoni mbetet i përkushtuar ndaj NATO-s.

Por, Trumpi dëshiron të shohë rezultate konkrete. Rezultati më i mundshëm nga ky takim do të jetë zotimi nga të 32 aleatët e NATO-s për t’i rritur shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së – një rritje e madhe krahasuar me cakun e tanishëm prej 2%.

Nga kjo, 3.5% do të shkojnë për “synime të fortë”, si armë dhe artileri, ndërsa 1.5% do të përdoren për mbrojtjen kibernetike dhe investime në lëvizshmërinë e mjeteve ushtarake.

Zyrtarët e NATO-s ende po debatojnë për afatin kohor për arritjen e këtij synimi të ri, ndërsa propozimet janë nga pesë deri në 10 vjet.

Samit i shkurtuar
Për t’i shmangur përplasjet mes vendeve anëtare, samiti është shkurtuar nga tri në vetëm dy ditë. Programi ende nuk është përfunduar, por ka gjasa që ditën e parë të mbahet një darkë zyrtare, e ndjekur nga dy sesione pune në ditën e dytë – një për shpenzimet e mbrojtjes dhe një tjetër për forcimin e bazës industriale të mbrojtjes.

Duke qenë se disa aleatë evropianë janë të interesuar për të blerë më shumë produkte ushtarake nga Japonia dhe Koreja e Jugut, pritet që katër “partnerët Indo-Paqësorë” të NATO-s – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – të marrin pjesë në sesionin e dytë.

Deklarata përfundimtare e samitit do të jetë gjithashtu shumë më e shkurtër. Zyrtarët e NATO-s thonë se synimi është që deklarata përfundimtare të jetë vetëm tri ose katër paragrafë e gjatë – një dallim i madh me samitet e fundit. Deklarata e Washingtonit në vitin 2024 kishte 40 paragrafë, ndërsa ajo e Vilniusit më 2023 arrinte në 90, duke përfshirë shumë çështje.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO
Teksti i këtij viti mund të mos përmend fare Rusinë – dhe ndoshta as Ukrainën – duke e bërë samitin e Hagës shumë të ndryshëm nga ata të fundit. Në Washington dhe Vilnius, Ukraina mbizotëroi në agjendë, me debate të nxehta nëse duhej t’i ofrohej ftesë për anëtarësim dhe si të përcaktohej rruga e saj drejt NATO-s.

Meqë Trump duket se përjashton çdo anëtarësim të Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt, një zyrtar evropian tha se ndoshta është më mirë që Ukraina të mos përmendet fare në deklaratë – tani për tani.

Çdo përpjekje për të negociuar formulimin e saj mund të sjellë një deklaratë më të dobët se ajo e dakorduar në Uashington në 2024, ku NATO të paktën premtoi të vazhdojë mbështetjen për Kievin “në rrugën e tij të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO”.

Kjo ngre edhe pyetjen nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të ftohet në Holandë, pasi ka qenë i ftuar nderi në samitet e mëparshme. Nuk ka ende konfirmim për ftesën e tij, por shumica e zyrtarëve të NATO-s besojnë se ai do të marrë pjesë. Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha së fundmi se do të ishte “gabim i madh strategjik në komunikim” nëse Zelensky nuk do të vinte, pasi kjo do të ishte e vetmja gjë për të cilën do të shkruanin mediat.

Ndërsa pritet që lideri ukrainas të marrë pjesë, nuk pritet që ai të marrë pjesë në një takim të posaçëm të Këshillit NATO–Ukrainë, siç ndodhi në dy samitet e fundit. Për momentin, aleanca duket se po përqendrohet sërish në vetvete.

/REL

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!