AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

by SHT Media
17/03/2026
in Botë
6
0
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frud Bezhan, REL

Mbyllja efektive e Ngushticës së Hormzit nga Irani, si përgjigje ndaj fushatës masive bombarduese të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, ka shkaktuar tronditje në tregjet botërore të energjisë dhe ka bërë që çmimet e naftës të rriten.

Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, thonë ekspertët, nëse ndërpritet edhe kalimi përmes Ngushticës Bab al-Mandab, që është një tjetër rrugë kyç detare në Lindjen e Mesme.

Një pikë e ngushtë strategjike pranë brigjeve të Iranit, Ngushtica e Hormuzit e lidh Gjirin Persik me oqeanin dhe tregjet globale përmes Gjirit të Omanit dhe Detit Arabik. Po ashtu, Bab al-Mandab është një kalim i ngushtë për anijet që hyjnë ose dalin nga Deti i Kuq, ndërkaq pjesa më e madhe e bregdetit të Jemenit kryesisht kontrollohet nga rebelët Huthi, një grup i armatosur që mbështetet nga Irani.

Rebelët Huthi, që janë shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe që më herët kanë sulmuar anijet ndërkombëtare në Ngushticën Bab al-Mandab dhe në Detin e Kuq – një nga aleatët më të fuqishëm të Teheranit – deri më tani nuk janë përfshirë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Nëse ata përfshihen në konflikt, sipas ekspertëve, tregjet e energjisë do të përballen me më shumë tronditje.

“Rreziku nga rebelët Huthi është real”, tha Gregory Brew, historian i naftës iraniane dhe analist i lartë në Grupin e Euroazisë.

Nëpër Ngushticën Bab al-Mandab kalon rreth 6 për qind e tregtisë botërore të naftës, që transportohet përmes detit, sipas Administratës amerikane për Informacion të Energjisë.

Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe në botë e naftës, ka ndryshuar rrugën e miliona fuçi nafte nga Gjiri Persik drejt Detit të Kuq përmes tubacionit të saj Lindje-Perëndim, që kur ka nisur lufta më 28 shkurt.

“Ka një numër të madh cisternash që tani po kalojnë transit nëpër Detin e Kuq për të marrë naftë të papërpunuar” nga porti saudit në Detin e Kuq, Janbu, që është rruga e vetme tjetër e eksportit të naftës për këtë shtet, tha Brew. “Kjo është shumë e rëndësishme për tregjet e naftës sepse lehtëson presionin që do të krijohej nga mbyllja e plotë e Gjirit Persik”.

“Por, nëse rebelët Huthi do ta sulmonin Janbunin dhe nëse do të bënin mjaftueshëm për të ndërprerë eksportet nga terminali, atëherë do të përballeshim” me një ndërprerje prej rreth 7 milionë fuçish nafte në ditë, tha Brew.

Rebelët Huthi nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar për bashkëngjitjen në luftën në Iran. Por, udhëheqësi i grupit Abdul Malik al-Huthi, tha se rebelët ishin të gatshëm të nisnin sulme në çdo kohë, nëse e vlerësojnë se duhet të veprojnë kështu.

“Sa i përket përshkallëzimit ushtarak dhe veprimit, gishtat tanë janë në këmbëz në çdo moment, nëse zhvillimet e kërkojnë këtë”, tha ai në një fjalim televiziv më 5 mars.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, Fars, njoftoi më 12 mars se rebelët Huthi ishin në gatishmëri të plotë dhe mund të bashkoheshin me përpjekjet luftarake të Teheranit. Fars paralajmëroi se përfshirja e rebelëve jemenas në luftë mund të çojë në mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandab.

Është e paqartë nëse mungesa e rebelëve Huthi në luftën në Iran është e qëllimshme apo është shenjë e dobësisë aktuale të grupit.

Në vitet e fundit, sulmet ajrore amerikane dhe izraelite kanë shkatërruar kapacitetet luftarake të rebelëve Huthi. Sulmet ishin në përgjigje të sulmeve të rebelëve me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe tregtisë ndërkombëtare në Detin e Kuq. Në maj të vitit 2025, grupi nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me SHBA-në.

Rebelët Huthi janë një anëtar kyç i asaj që Irani e quan bosht të rezistencës, rrjeti i tij i bashkëpunëtorëve dhe grupeve luftarake kundër armikut të përbetuar, Izraelit. Por, ekspertët thonë se rebelët Huthi ruajnë një autonomi të konsiderueshme dhe Irani ka kontroll të kufizuar mbi veprimet e grupit.

Një tjetër anëtar i boshtit, grupi militant libanez, Hezbollah, ka hapur një front të dytë në luftë, duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit. Një gjë e tillë ka nxitur një përgjigje shkatërruese ushtarake nga Izraeli, i cili ka dërguar trupa tokësore në Liban dhe ka kryer një fushatë vdekjeprurëse ajrore.

“Mendoj se situata financiare dhe ushtarake e rebelëve Huthi do t’i dekurajojë që të përfshihen në armiqësi në shkallë të gjerë”, tha Brew. “Fushatat e SHBA-së dhe Izraelit kanë shkaktuar dëme reale në pozicionin e rebelëve Huthi në Jemen. Ata po përballen me vështirësi për t’i paguar luftëtarët e tyre”.

Por, Ahmed Nagi, analist i lartë për Jemenin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave me seli në Bruksel, tha se vendimi i rebelëve Huthi për të mos u përfshirë në luftë është një lëvizje e llogaritur dhe e koordinuar me Iranin.

“Në vend se të aktivizohet në të gjitha frontet përnjëherësh, Irani duket se po e menaxhon përshkallëzimin gradualisht dhe po i mban rebelët Huthi si opsion rezervë”, tha Nagi. “Në këtë kuptim, rebelët Huthi funksionojnë si një kartë e rëndësishme që mund të luhet më vonë, veçmas duke pasur parasysh aftësinë e tyre për të penguar trafikun në Detin e Kuq dhe për të bërë presion më të gjerë ekonomik dhe në aspektin e sigurisë”.

Nagi tha se mendon se mbajtja e rebelëve Huthi jashtë luftës e ruan këtë avantazh.

“Nëse presioni ushtarak ndaj Iranit rritet ose nëse lufta hyn në një fazë më kritike, rebelët Huthi mund të ndërhyjnë pavarësisht kostos që mund të kenë në frontin e brendshëm në Jemen”, tha ai. “Prandaj, frenimi i tyre aktual duket më shumë i planifikuar sesa hezitim për t’u përfshirë”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.