AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Analiza e BBC: Lideri suprem i Iranit u shfaq duke mbajtur një pushkë! Ja mesazhi që përcolli

by SHT Media
04/10/2024
in Botë
6
0
Analiza e BBC: Lideri suprem i Iranit u shfaq duke mbajtur një pushkë! Ja mesazhi që përcolli
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të deshifrojë mesazhet pas fjalimit të parë publik të Ayatollah Ali Khameneit pas muajsh, nën hijen e sulmit me raketa ndaj Izraelit.

BBC ka analizuar fjalimin e tij në namazin e xhumasë, duke theksuar se ishte një përpjekje për të treguar se ai nuk ka frikë të dalë në publik dhe të flasë për pozicionin e Iranit në botën myslimane.

Siç vërehet nga mediat ndërkombëtare, lideri suprem i Iranit, Khamenei doli duke mbajtur në krah një pushkë të cilën e tundi disa herë.

Dalja e tij publike në zemër të Teheranit ishte një përpjekje për të mohuar thashethemet se ai ka frikë të shfaqet në publik pas këtyre ngjarjeve, raporton BBC.

“Politikat e miratuara nga armiku ynë duan të sjellin përçarje mes muslimanëve. I njëjti armik është për palestinezët, libanezët, egjiptianët dhe irakianët. I njëjti armik është për popullin e Jemenit dhe Sirisë”, tha Khamenei para turmës së madhe që ishte mbledhur në xhaminë ku ai mbajti predikimin e tij. Siç tha ai “armiku punon kudo me një metodë të caktuar. Nëse përfundon në një vend, do të kalojë në tjetrin”.

Fjalimi synonte gjithashtu unitetin, pasi presidenti i sapozgjedhur i Iranit, Massoud Pezheskian, dhe figura të tjera të larta në regjimin iranian ishin të pranishëm.

Pezheskian kohët e fundit ka qenë në qendër të kritikave pas deklaratës së tij se armiqësitë midis Iranit dhe Izraelit mund të përfundonin në një moment në të ardhmen.

Në fjalimin e tij, Khamenei hodhi poshtë çdo sugjerim se mbështetja e Iranit për aleatët e tij në rajon, Hezbollahun dhe Hamasin, të cilët përbëjnë të ashtuquajturin “Boshti i Rezistencës”, do të ndikohej nga operacionet e fundit ushtarake të Izraelit. Pavarësisht humbjeve të liderëve të këtyre organizatave, Khamenei theksoi se Irani do të vazhdojë të mbështesë rezistencën përmes aleatëve të tij indirekt.

Khamenei mbrojti gjithashtu sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, diçka që pak liderë të tjerë të vendeve myslimane në rajon guxuan ta bënin.

Ai e quajti një akt legjitim sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, ndërsa mbështeti edhe sulmin e Iranit ndaj Izraelit të martën.

Ai e quajti sulmin e Iranit ndaj Izraelit “dënim minimal” për “krimet e tij ekstreme”.

Sa i përket qeverisë së Tel Avivit, ai e përshkroi atë si një “vampir” dhe qeverinë e Uashingtonit si një “qen të tërbuar”.

Ai përsëriti se Irani do të vazhdojë të luftojë kundër Izraelit përmes organizatave që ai mbështet, pavarësisht vrasjeve të liderëve të tyre nga forcat izraelite.

Ky fjalim vjen në një moment kritik, teksa komuniteti ndërkombëtar po monitoron zhvillimet dhe frika për përshkallëzimin e tensioneve në rajon rritet.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.