• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

22/02/2026
in Botë
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, ka bërë një deklaratë kontroverse në podkastin e Tucker Carlson-it, pasi ky i fundit i tregoi një pasazh nga Bibla.

Pasazhi interpretohet shpesh si një e drejtë e Izraelit për të pasur territoret ndërmjet Nilit dhe Eufratit, ose i quajtur ndryshe si Izraeli “biblik”. Pasi Carlson i përmendi këtë pjesë nga Bibla, ambasadori Huckabee u shpreh se “Do të ishte në rregull që t’i merrnin të gjitha”, duke lënë të nënkuptohet që Izraeli t’i merrte këto territore dhe të krijonte Izraelin “biblik”.

Podkasti i publikuar të premten u prit me ashpërsi nga vendet arabe, të cilat dolën me një deklaratë të përbashkët këtë të diel, të përfaqësuara nga Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe. Deklarata u nënshkrua nga: Emiratet, Egjipti, Jordania, Indonezia, Pakistani, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Omani, Bahreini, Libani, Siria dhe Shteti i Palestinës.

Pas presionit të shkaktuar nga kjo deklaratë, ambasadori u shpreh se “Izraeli nuk kërkon t’i marrë ato”, duke shtuar se deklarata ishte “e hiperbolizuar”.

Arabia Saudite i përshkroi fjalët e ambasadorit si “të pamatura” dhe “të papërgjegjshme”, ndërsa Jordania tha se ato përbëjnë “një sulm ndaj sovranitetit të vendeve të rajonit”.

Ministria e Jashtme e Egjiptit deklaroi “se Izraeli nuk ka sovranitet mbi territorin e pushtuar palestinez apo mbi ndonjë tokë tjetër arabe”.

Autoriteti Palestinez deklaroi në X se fjalët e Huckabee “bien ndesh me refuzimin që Presidenti amerikan Donald Trump bën ndaj (Izraelit) për aneksimin e Bregut Perëndimor”.

Sidoqoftë, deklarata e ambasadorit amerikan u prit mirë nga politikani izraelit Amir Ohana, i cili vlerësoi qëndrimet pro-izraelite të ambasadorit dhe kritikoi për “manipulim” Tucker Carlson.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!