Nga Artur Ajazi
Lodhesh kot Sali, kur flet për “mbështetje për studentët”, pasi ata nuk të duan. Lodhesh kot Sali, kur flet për “ngritje të popullit kundër Edi Ramës dhe kësaj qeverie”, pasi ata nuk të besojnë.
Lodhesh kot Sali, kur del dhe bën thirrje për demokratët e mbetur tek ti, dhe shqiptaret për “tju bashkuar studenteve”, pasi nuk të binden. Lodhesh kot Sali, kur del në media dhe mundohesh tu thuash shqiptareve se “nuk e nxisim ne dhunën”, pasi shqiptaret e dine, dhe e panë me zë dhe figurë se, “grupet e zjarrit janë nxitja jote”.
Lodhesh kot Sali kur thua se “BE dhe bota po dënojnë Policinë e Shtetit dhe Edi Ramën për dhunë në protesta” sepse bota dhe Bashkimi Europian, po shohin se si po shkatërrohet Tirana, se si po digjen institucionet dhe vidhen firmat dhe dyqanet, dhe askush nuk preket. Lodhesh kot Sali kur thua se “Edi Rama e ka vendin në qeli”, pasi shqiptaret e dine kush e bëri 1997, 21 Janarin, Gërdecin, dhe kush e nxit kolapsin dhe rrëmujën.
Lodhesh kot Sali, kur mundohesh të fajësosh Policinë e Shtetit dhe organet e drejtësisë, pasi ti me kohë duhet të ishte prapa hekurave. Lodhesh kot Sali kur thua se “Rama ka humbur mbështetjen e BE, pasi faktet flasin ndryshe, dhe atë mbështetje e humbur ti, si europiane ashtu dhe amerikane. Losh kot Sali, kur shpreson se, “duke përdorur grupet e zjarrit për të djegur dhe vjedhur, Edi Rama do të largohet”, sepse ai do të largohet vetëm me votën e lirë të shqiptareve.
Lodhesh kot Sali, kur vetëdeklarohesh “i pastër dhe i ndershëm”, kur dosjet e tua janë “mal” në SPAK, dhe se pallatet në Tiranë dhe jo vetëm, dhe resortet që po ndërtohen, janë edhe të familjareve të tu. Lodhesh kot Sali, kur shpreson se “duke strehuar rrugeçërit tek selia jote, do marrë pushtetin”. Jo, me ata ti mund të marrësh vetëm votat e Këshillit Kombëtar të PD, për të qenë kryetar deri në moshën 99 vjeçe.
Lodhesh kot Sali, kur dërgon deputetët e tu, në sheshin e protestës, për të marrë mbështetjen e studentëve, pasi të paktën studentet e kanë thënë që në qershor “Berisha në burg”. Lodhesh kot Sali që mbështet gjithmonë dhunën ndaj ligjit. Nuk fiton kurrë pushtet me grupe zjarri. Dhe e fundit, lodhesh kot Sali, nuk e pengon kurrë procesin e integrimit ti, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian me Ramën kryeministër.
Burimi: Opinion
