AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

by Alb Times
19/10/2026
in Botë
6
0
Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs është transferuar papritur nga burgu federal FCI Fort Dix, në New Jersey, drejt një institucioni tjetër në Pensilvani, në një lëvizje që ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e vërteta të këtij vendimi.

Lajmi u raportua nga mediat amerikane, përfshirë TMZ, të cilat bëjnë të ditur se transferimi u krye të premten, më 16 tetor. Byroja Federale e Burgjeve në SHBA ka konfirmuar lëvizjen e reperit drejt institucionit FCI Allenwood Low, por nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për vendimin.

Sipas TMZ, një nga mundësitë që po ngre pikëpyetje është siguria personale e Combs. Burgu i ri ka një nivel të ngjashëm sigurie me atë ku ai mbahej më parë, por strehon një numër më të vogël të burgosurish, çka mund t’u mundësojë autoriteteve ta monitorojnë më nga afër.

Transferimi vjen në një periudhë kur emri i reperit është përfshirë në disa raportime për shkelje të pretenduara gjatë qëndrimit në burg. Sipas TMZ, Combs është ndëshkuar për çështje që lidhen me përdorimin e telefonave të palejuar dhe konflikte, ndërsa thuhet se është dërguar dy herë në një njësi të posaçme izolimi.

Vëmendje ka tërhequr edhe një raportim për gjendjen e tij shëndetësore. Sipas mediave amerikane, Combs kishte marrë trajtim mjekësor pas një dëmtimi në kokë. Megjithatë, pretendimet se dëmtimi mund të kishte ardhur si pasojë e një përleshjeje nuk janë konfirmuar dhe autoritetet e burgjeve kanë mohuar se incidenti i raportuar kishte ndodhur.

Ndërkohë, sipas TMZ, reperit i janë hequr 41 ditë nga krediti për sjellje të mirë, i cili mund të ndikojë në kohëzgjatjen e dënimit. Raportimet përmendin gjithashtu kufizime të vendosura ndaj tij për blerjet në dyqanin e burgut.

Pavarësisht spekulimeve për arsyet e transferimit, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar se vendimi është marrë për shkak të ndonjë kërcënimi ndaj sigurisë së reperit. Për momentin, lëvizja e tij në një tjetër institucion federal mbetet e rrethuar nga pikëpyetje.

Combs po vuan një dënim prej 50 muajsh burg, pasi u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe komplot kriminal.

The post Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaProtestat në Francë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

12/11/2026

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

12/11/2026

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

12/11/2026

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

12/11/2026

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

12/11/2026

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

12/11/2026

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

12/11/2026

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

12/11/2026

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

12/11/2026

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

12/11/2026

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

12/11/2026

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

12/11/2026

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

12/11/2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

12/11/2026

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne
  • “Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.