AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Demokraci apo lotari e kaosit?

by Alb Times
19/10/2026
in Opinion
6
0
Demokraci apo lotari e kaosit?

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Flogert Muça

Pushteti i Askujt …ose ku zemërimi di çfarë urren, por nuk di çfarë kërkon.

Në çdo luftë të njohur të historisë, edhe armiqtë më të egër kanë mbërritur në një moment kur janë ulur përballë njëri-tjetrit. Në Irlandën e Veriut, pas tridhjetë vitesh bombash e varresh, katolikët dhe protestantët nënshkruan në vitin 1998 Marrëveshjen e së Premtes së Madhe. Në Poloni, Solidariteti u ul me regjimin që e kishte burgosur dhe nga ajo tryezë doli fundi i komunizmit. Asnjëri prej tyre nuk e donte tjetrin, por të dy e kuptuan se lufta mbaron vetëm kur dikush ka mandat të flasë në emër të atyre që luftojnë.

Te ne ndodh e kundërta. Kemi një shesh që digjet prej ditësh, por askënd që të flasë në emër të tij. Kemi gurë, molotovë dhe kangjella të shkulura, por asnjë emër, asnjë dokument dhe asnjë tryezë. Kemi një kërkesë të vetme, që të ikë kryeministri, dhe asnjë përgjigje për pyetjen që vjen menjëherë pas saj: e pastaj?

Hannah Arendt, në esenë e saj “Mbi dhunën”, shkruante për një formë pushteti që i dukej më e rrezikshmja nga të gjitha, sundimin e Askujt. Ajo e kishte fjalën për burokracinë, atë makineri ku vendimet merren, por askush nuk i ka marrë, dhe ku nuk mbetet më askush që mund të pyetet për atë që po ndodh. Për Arendt, kjo ishte forma më tiranike e pushtetit, sepse tirania pa tiran nuk ka as fytyrë që ta kundërshtosh, as adresë ku t’i kërkosh llogari. Sheshi ynë ka shpikur versionin e vet të këtij pushteti. Ai digjet, thyen dhe paralizon një qytet të tërë, por kur pyet kush e drejton, kush flet në emër të tij dhe kush përgjigjet për pasojat, përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: askush.

Është zemërimi i Askujt, që nuk mund të negociohet sepse nuk ka me kë, dhe që nuk mund të thirret në llogari sepse nuk ka kë. Ata që dalin në shesh kanë plot arsye për të qenë të zemëruar, sepse kjo klasë politike ka më shumë mëkate se merita. Por zemërimi, sado i drejtë të jetë, nuk është program. Dhe guri, sado larg të fluturojë, nuk është ide.

Ky është problemi i vërtetë i kësaj proteste: mungesa e ideve përballë gurëve. Kërkesa “të ikë kryeministri” tingëllon e fortë në shesh, por bie përtokë sapo përplaset me Kushtetutën. Nëse kryeministri do të jepte dorëheqjen nesër, kryeministrin e ri do ta propozonte e njëjta shumicë parlamentare dhe do ta emëronte i njëjti President. Zgjedhje të parakohshme ka vetëm nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një kryeministër dhe shpërndahet, ose nëse palët bien dakord për to.

Pra, edhe po ta fitonte sheshi betejën e emrit, do ta humbiste luftën e sistemit, sepse çdo rrugë që të çon te zgjedhje të reja kalon nga negociata, nga marrëveshja politike dhe nga afatet e shkruara. Me fjalë të tjera, kalon nga ajo tryezë ku kjo protestë refuzon të ulet.

Por le ta bëjmë edhe një hap më tej, dhe të supozojmë se zgjedhjet mbahen nesër. Kë do të votonte sheshi? Ai nuk ka as drejtues, as subjekt politik, as listë kandidatësh, as program. Do të ndodhte ajo që ndodh gjithmonë në këto raste: partitë ekzistuese, që sot e ushqejnë protestën nga prapaskena, do të vinin dhe do ta mblidhnin zemërimin e sheshit si votë për veten e tyre. Një pjesë do të përdorej, ndërsa pjesa më e madhe, ajo që nuk ka kokë dhe nuk ka adresë, do të mbetej sërish pa përfaqësim, njësoj si sot. Sheshi do ta kishte djegur qytetin për t’u dhënë pushtetin pikërisht atyre që thotë se i urren.

Dhe ka diçka edhe më të rrezikshme se kaq, precedenti. Nëse një qeveri bie nga zjarri në bulevard dhe jo nga vota apo nga marrëveshja, rregulli i ri i lojës bëhet i thjeshtë dhe i frikshëm. Nesër fiton një parti e re, dhe një parti e vjetër, që nuk e pranon humbjen, nxjerr në shesh dy mijë veta me kapuç, djeg qytetin dhe e detyron vendin të shkojë në zgjedhje. Pas dy muajsh e bën tjetra, pastaj sërish e para.

Një vend që shkon në zgjedhje sa herë dikush ka mjaftueshëm molotovë nuk është demokraci, është lotari e kaosit. Dhe në këtë lotari humbin të gjithë: ekonomia që ikën bashkë me investitorët, qytetarët që paguajnë dëmet, dhe rruga europiane, që nuk pret asnjë vend që nuk di të zgjidhë konfliktet e veta pa zjarr.

Zeynep Tufekci, studiuesja që ka analizuar më mirë se kushdo lëvizjet e lindura në rrjetet sociale, e quan këtë “ngrirje taktike”. Lëvizjet pa udhëheqës i mbushin sheshet shpejt, sepse nuk u duhet asnjë strukturë për t’u mbledhur, por pikërisht për këtë arsye nuk dinë të negociojnë, të vendosin apo të ndryshojnë drejtim. Dinë të thonë “jo” me zë të lartë, por nuk dinë t’i thonë “po” asaj që u ofrohet. Dhe një lëvizje që nuk di të thotë “po” është e dënuar ose të shuhet nga lodhja, ose të kthehet në dhunë.

Pse, atëherë, askush nuk del përpara? Pse sa herë vjen puna te hapi tjetër, të gjithë tërhiqen dhe protesta rifillon nga e para, si një film që e rikthen dikush pa pushim në skenën e zjarrit?

Këtu nuk ka nevojë për teori konspirative, mjafton logjika. Pushteti i Askujt u shërben disave. U shërben atyre që e ushqejnë protestën, por nuk duan të mbajnë përgjegjësi për dhunën e saj. Atyre që duan një presion të përhershëm mbi qeverinë, pa pasur kurrë detyrimin të tregojnë se çfarë do të bënin vetë në vend të saj. Dhe u shërben kujtdo, brenda apo jashtë vendit, që fiton nga një Shqipëri e paqëndrueshme. Ata që janë në shesh e kanë zemërimin të sinqertë. Pyetja është nëse të gjithë ata që duartrokasin nga larg kanë po aq sinqeritet.

Sepse një protestë që nuk ka emër nuk mund të fitojë, por as nuk mund të humbasë. Ajo thjesht vazhdon, duke djegur qytetin, duke lodhur qytetarët dhe duke i dhënë pushtetit argumentin më të fortë që mund të kishte: se përballë tij nuk ka alternativë, por vetëm kaos.

Prandaj rruga nuk është zjarri, por ajo që zjarri nuk e prodhon dot kurrë: negociata, dialogu, idetë, platformat dhe strukturat që i japin zemërimit një emër, një fytyrë dhe një përgjegjësi. Vetëm kështu zemërimi i drejtë kthehet në ndryshim, dhe vetëm kështu shmanget një kolaps që do ta paguanin të gjithë, në ekonomi, në besimin e qytetarëve dhe në të ardhmen europiane të vendit.

Ndaj pyetja që duhet bërë sot nuk është sa gurë u hodhën dje. Pyetja është kjo: a kërkohet vërtet zgjidhja e problemit, apo kërkohet vetëm që problemi të mos zgjidhet kurrë? Nëse kërkohet zgjidhja, rruga është e njohur dhe kalon nga një tryezë, një emër dhe një program. Nëse kërkohet vetëm zjarri, atëherë duhet thënë hapur, që të paktën ata që digjen ta dinë se po digjen për Askënd. Rama ua ka lënë topin në fushë protestuesve, por ata e shohin si gur.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

19/10/2026

Lodhesh kot Sali!

19/10/2026

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

19/10/2026

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

19/10/2026

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

19/10/2026

Demokraci apo lotari e kaosit?

19/10/2026

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

19/10/2026

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

19/10/2026

“Edhe talebanët arritën të uleshin në tavolinë”- Spahiu: Kush do e propozojë kryeministrin apo ministrat e qeverisë teknike dhe ku do votohen?

19/10/2026

Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

19/10/2026

“Të ndalohet dhuna ndaj efektivëve”- Balla viziton punonjësin e plagosur: Policët kanë derdhur gjak për misionin e tyre!

19/10/2026

Protesta/ Sulmuan Gjykatën e Apelit dhe e shkatërruan, Policia arreston 5 persona, shpallen në kërkim 15 të tjerë! Si provë u sekuestrua lëndë piroteknike

19/10/2026

Dhuna në protestën e djeshme dhe djegia e Komisariatit nr. 3, Policia arreston 69 persona, 20 të tjerë procedohen penalisht!

19/10/2026

Protestat e dhunshme, kryeministri Lecornu kërkon shtetrrethim e Francës pas trazirave!

19/10/2026

Protestuesit e mbetur në bulevard u hedhin kartëmonedha false policëve përpara Kryeministrisë!

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe organizatorët
  • “Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.