• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

01/03/2026
in Politikë

Ambasada e Francës në Tiranë ka reaguar ashpër pas akteve të dhunës të ndodhura mbrëmjen e kaluar, të cilat kulmuan me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Në deklaratën zyrtare thuhet se:

“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora.”

Sipas Ambasadës, Vila 31 funksionon që prej vitit 2025 si një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga Fondacioni Art Explora. Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës.

Ambasada thekson se organizatorët e protestës nuk mund ta injoronin këtë fakt, ndërsa shton se vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme.

Në reagim nënvizohet gjithashtu se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, por ajo nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune.

Në përfundim, Ambasada Franceze u bën thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi dhe të shmangin çdo akt që rrezikon jetën e qytetarëve apo dëmton pronën publike dhe private.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Lapaj kundër propozimit të PS: Ulja e numrit të deputetëve në 100, vijë e kuqe për ne

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia kërcënon Evropën: Do sulmojmë çdo vend që merr bombardues francezë me armë bërthamore!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Basti për Kubën: Trump kërkon ndryshim regjimi, Putin dërgon anijen me naftë në ishull

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Konfirmohet “pakti” Rama-Meloni, BE: Qendrat e Gjadrit nuk shkelin ligjet tona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!